Bajamet janë farat e frutit të pemës së bajames. Prejardhje e tyre është nga Azia. Në disa vende të botës, bajamet dhurohen si simbol i fatit të mirë për krishtlindje.
Bajamet përmbajnë vitaminë E, e cila na mbron nga sëmundja e Alzheimerit dhe na ndihmon për një plakje të shëndetshme. Gjithashtu ajo përmban magnez, i cili redukton ngarkimin e enëve të gjakut, nxit rrjedhën e oksigjenit dhe pakëson sasinë e radikaleve të lira që dëmtojmë zemrën dhe shëndetin kardiovaskular.
Po ashtu bajamet janë të pasura me flavonoide të shumta, të cilat veprojnë si anti-oksidantë. Tjetër elementë përbërës të bajames janë fibrat dhe proteinat, një filxhan bajame përmban 7,62 gramë proteina dhe më shumë se 4gramë fibra të cilat përmirësojnë punën e aparatit tretës.
Frutat e bajames nuk janë të këshillueshm vetëm për ata persona që vuajnë nga sëmdje të veshkave. Ata pengojnë absorbimin e kalciumit dhe përmbajnë oksale që shkaktojnë gurin në veshka, i cili më pas të çon në probleme të shtuara të veshkës dhe fshikëzën e tëmthit.
Vlerat ushqyese të bajames janë të shumta, pasi vetëm 30 gramë bajame përmbajnë 170 kalori dhe 15 gramë yndyra.