Rtv Pendimi

BAJRAMI, SUKSESI DHE FRUSTRIMI DJALLËZOR

Nuk ka ditë në të cilën shejtani është më i poshtëruar dhe nënçmuar se dita e Arefatit. Kjo, mbase, për shkak se njerëzit janë më të devotshëm, më të kthyer kah Allahu me zemrat e tyre. Mirësia e njeriut e bën djallin të dëshprohet, të ndjehet keq.
Ndoshta, kjo sjell si reaksion mobilizimin që kohë pas kohe e shohim në sjelljet dhe egërsinë e disave karshi fesë, fetarëve she praktikimeve fetare e që (jo rrallë) shumë djallëzisht e shfryjnë në ditë Bajrami. Këtyre u pengonte iftari, u pengon falja e Bajramit në sheshe, e çka tjetër nuk do tu pengojë…
Më e keqja është se gjithë atë egërsi dhe injorancë përpiqen ta kamuflojnë me patriotizëm i cili në rastet e këtilla është i rrejshëm. Më shumë se çdo gjë tjetër është hipokrizi djallëzore që reflekton me përpjekjen perfide që çdo gjë fetare (lexo: islame) të paraqitet si jopatriotike dhe antikombëtare.
Një gjë duhet të them: ata që bëjnë gjëra të këtilla, mëkati më i vogël i tyre është dëmtimi i kombit nëpërmjet tendencës për të rrënuar paqen dhe harmoninë fetare.
Bile për Bajram duhet tu vijë marre…!

TË NGJAJSHME