Bakllavë me mjaltë

1
Pako peta të gatshme
4
Gota arra të copëtuara
1
Lugë çaji kanellë
1 ½
Shkop gjalpe
2
Gota mjaltë
½
Gotë ujë
½
Gotë sheqer
3
Lugë çaji ekstrakt vanille
  1. Fillimisht shkrini gjalpën e më pas merrni petat e gatshme dhe fusni në frigorifer për 24 orë, pastaj largoni ato 1 orë para se t’i përdorni. Merrni vetëm petat që iu duhet për tu gatuar, ndërsa të tjerat lërini në figorifer të mbështjellura.
  2. Tundni së bashku arrat me kanellën dhe lëreni anash.
  3. Ngroheni furrën në temepraturë 180 gradë C dhe lyejeni më pas me gjalpë një enë në formë drejtkëndëshe.
  4. Sigurohuni që petat janë të përshtatshme për enën, nëse janë shumë më të mëdha, prisni pjesët e tepërta me një thikë.
  5. Lyeni petën e parë me gjalpën e shkrirë, ndërsa petën tjetër vendoseni poshtë saj. Shtypni lehtë petat e lyera me gjalpë në enë, përsëriteni edhe 2 herë të tjera kështu që do të keni 6 peta në tigan, tri nga to të lyera me gjalpë, tri jo.
  6. Spërkatni në sipërfaqen e tyre me arra ashtu që të formohet një shtresë e vetme nga to. Lyeni edhe 2 peta të tjera me gjalpë dhe vendosni mbi arra. Përsëriteni të njëjtën procedurë derisa arrat të mbarojnë.
  7. Vendosni mbi 4 peta të lyera me gjalpë, duke e përfunduar me një petë të lyer me gjalpë.
  8. Prisni në forma diagonal ashtu që të formohen diamantë, me anë të një thike të mprehtë. Pjekeni për 45 minuta apo derisa bakllavaja të theket.
  9. Derisa ajo është duke u pjekur, kombinoni në një tigan një shkop gjalpe, mjaltë, ujë, sheqer, dhe vanillë. Vendoseni për tu vluar pastaj uleni temperaturën.
  10. Pasi ta largoni bakllavanë nga furra, hidhni gjysmën e masës së tiganit mbi sipërfaqe, lejojeni ta absorbojë tërë masën, më pas shtoni edhe më shumë në rast nevoje.
  11. Lëreni bakllavanë të ftohet e pambuluar për disa orë. Sapo të ftohet, largojeni me kujdes nga ena dhe shërbjeni me kafe (apo jepeni si dhuratë!).