Bananet e gjelbra ndihmojnë në humbjen e kilogramëve!

Bananet e gjelbra përmbajnë niseshte rezistuese, formën më të rëndësishme të fibrave të tretshme dietetike. Sa më e gjelbër të jetë banania, aq më shumë përmban sasi të kësaj nishesteje.

Fibrat tretëse të bimëve nuk treten në zorrën e hollë, por absorbohen ngadalë, derisa bakteret në zorrën e trashë nuk i fermentojnë ato, transmeton “Zëri.info”.

Kjo organizmit i siguron energji. Për dallim nga karbohidratet e tjera, nishesteja që gjendet në banane nuk e rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe ju ngopin shpejt.

Po ashtu, këto fibra ndihmojnë edhe në humbjen e kilogramëve të tepërt, duke stimuluar prodhimin e hormonit glukagon, i cili përshpejton organizmin. Përveç kësaj, nishesteja rezistuese përshpejton zhvillimin e baktereve të shëndetshme në zorrën e trashë, me çka zvogëlohet rreziku nga kanceri në zorrën e trashë./(Zëri)