Rtv Pendimi

BARAZIMET

Barazimi i parë: Vetmia + koha e lirë = vesveset e shejtanit.
Shpirtin nëse nuk e angazhon me adhurime, do të të angazhojë me gjynahe.
————————————————-
Barazimi i dytë: Shkujdesja + zhytja në mendime të tepërta duke ia bashkëngjitur vesveset e shejtanit = futja në mëkate.
Zemrën e mbushin vesveset nëse është e shkujdesur dhe e zbrazët.
————————————————-
Barazimi i tretë: Lirimi i shikimit + zhytja në të parafytyruarit e pamjeve = të fëlliqurit e zemrës dhe mendjes.
Shikimi i ndaluar shigjetë e helmuar nga shigjetat e Iblisit.
————————————————-
Barazimi i katërt: Largimi nga shoqëria e dalluar + preokupimet e dynjasë = shpirti nuk i përfill si duhet urdhrat e Allahut.
Njeriu kur është vetë është i dobët, kurse i fortë kur është me shokë.
————————————————-
Barazimi i pestë: Nënçmimi i gjynaheve të vogla + mahnitja me adhurime = mendjemadhësi para Allahut!
Injorant është ai që e pason epshin dhe shpreson nga Allahu që t’ia falë mëkatin, pa u penduar.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME