Rtv Pendimi
Probleme shpirtërore & shoqërore

BARAZIMET

Barazimi i parë: Vetmia + koha e lirë = vesveset e shejtanit.

Shpirti, nëse nuk e angazhohet me adhurime, do të të angazhojë me gjynahe.

————————————————-

Barazimi i dytë: Shkujdesja + zhytja në mendime të tepërta duke ia bashkëngjitur vesveset e shejtanit = futja në mëkate.

Zemrën e mbushin vesveset, nëse është e shkujdesur dhe e zbrazët.

————————————————-

Barazimi i tretë: Lirimi i shikimit + zhytja në të parafytyruarit e pamjeve = të fëlliqurit e zemrës dhe mendjes.

Shikimi i ndaluar, shigjetë e helmuar nga shigjetat e Iblisit.

————————————————-

Barazimi i katërt: Largimi nga shoqëria e dalluar + preokupimet e dynjasë = shpirti nuk i përfill si duhet urdhrat e Allahut.

Njeriu, kur është vetë është i dobët, kurse i fortë, kur është me shokë.

————————————————-

Barazimi i pestë: Nënçmimi i gjynaheve të vogla + mahnitja me adhurime = mendjemadhësi para Allahut!

Injorant është ai që e pason epshin dhe shpreson nga Allahu që t’ia falë mëkatin, pa u penduar.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Të ngjajshme

NËNA E BURRIT, ÇELËS NGA ÇELËSAT E LUMTURISË BASHKËSHORTORE!!

Irfan Jahiu

MOS FUT URREJTJE ME PYETJET E TUA

Irfan Jahiu

BUKURIA BURON NGA BRENDËSIA E SHPIRTIT

Irfan Jahiu

TI DHE SHEJTANI

Irfan Jahiu

PËRKUJDESJA PËR NDJENJAT E ATIJ QË KA TË NDONJË TË METË FIZIKE

Irfan Jahiu

BRENGAT E NJË TË PIKËLLUARI

Irfan Jahiu

BISEDA ME LOTIN

Irfan Jahiu

MOS I BRAKTIS ËNDRRAT, NËSE TË LËNDOI NJË FERRË!

Irfan Jahiu

BËHU NJERI QË LË GJURMË TË MIRË!

Irfan Jahiu