Tash më shumë se njëqind vjet njerëzit mbështeten kryesisht në barna që i prodhojnë kompanitë farmaceutike. Barnat natyrale i ka mbuluar pluhuri i harresës, por kjo nuk do të thotë që janë më pak të vlefshme. Përkundrazi!
Barnat natyrale janë të mbushura me pasuri, dhe viteve të fundit gjithnjë e më shumë është duke iu rikthyer mjekësia moderne. Shumë mjekë modern bazohen në përbërës nga natyra.
Vlen të theksohet se barnat natyrale janë më të shëndetshëm dhe nuk ju bëjnë dëm organizmit në atë masë sa barnat e prodhuara. Është koha që t’u kthehemi natyrës dhe ta bëjmë më të mirën për shëndetin tonë. Mësoni se si me produktet e natyrës ta zbukuroni jetën
– Limoni: Në kohët e lashta është besuar se limoni e largon ankthin, dhe e rrit aftësinë e kujtesës si dhe përmirëson cilësinë e fjetjes dhe punës së organeve të tretjes.
Siç kanë treguar studimet bashkëkohore, këto besime nuk kanë qenë të gabuara. Në të vërtetë shkencërisht është zbuluar se limoni e zhduk ankthin dhe ka efekt të dobishëm për trurin.
Është zbuluar se edhe çaji nga limoni i zvogëlon simptomat e çmendurisë. Nëse keni këso simptoma, konsumoni më shpesh limon. Veçanërisht rekomandohet çaji nga limoni të cilin duhet ta konsumoni çdo ditë, transmeton “Zëri.info”.
– Qepa: Në shumë kultura qepja tradicionalisht është perceptuar si bimë e cila eliminon shumë probleme shëndetësore. Është përdorur në luftë kundër diabetit, problemeve me frymëmarrje, ftohjes dhe problemeve me tretjen e ushqimit.
Njerëzit kanë ditur të pinë lëng nga qepa pasi kanë besuar se ai do t’i shëronte. Hulumtimet më të reja çdo ditë dëshmojnë se qepa në të vërtetë është e dobishme për shumë probleme shëndetësore. Qepa, si është dëshmuar, zvogëlon simptomat e diabetit dhe mbron nga sëmundjet kardiovaskulare.
Po ashtu parandalon proceset inflamatore në organizëm, dhe mbron organet e tretjes nga sëmundjet kronike, ndërsa është i mirë edhe si preventivë kundër kancerit të gjirit. Qepën, pra, duhet ngrënë sa më shpesh. Nëse nuk mund ta hani “të gjallë”, zieni sepse gjatë zierjes nuk i humb përbërësit e dobishëm.
– Bananja: Tradicionalisht ishte menduar se bananja është krem adekuat për lëkurën. E kanë përdorur që t’i shërojnë plagët nga kafshimet e insekteve, lëndimet dhe djegiet. Se bananja është në realitet e mirë për lëkurë, e kanë vërtetuar edhe shkencëtarët.
Bananja, ka efekt anti-inflamator që e qetëson lëkurën. Është e mirë si për përdorim e jashtëm, po ashtu edhe për atë të brendshëm. Në lëkurë zakonisht vendosen bananet më të vjetra dhe të zbutura, ndërsa të verdhat hahen.
Bananja është e mirë edhe për tretjen. Sot ka shumë produkte për trajtimin e lëkurës që bazohen pikërisht për banane. Kështu që do të ishte mirë që bananet të gjenden në menynë tuaj sa më shpesh, dhe mund që ta përdorni edhe për trajtimin e plagëve të vogla.
Majdanozi: Në kohërat e lashta problemet urinare i kanë zgjidhur me majdanoz. Situata e njëjtë është edhe kohën moderne, sepse shumë barna bazohen pikërisht në majdanoz. Kështu, edhe shkenca moderne e vërtetoi se majdanozi ka efekt shumë të mirë për traktin urinar.
Majdanozi e forcon dhe e rrit derdhjen e urinës dhe për këtë arsye shpesh u rekomandohet personave që vuajnë nga pezmatimi i fshikëzës dhe gurët në veshkë.
Sidomos është i dobishëm çaji nga majdanozi, por është mirë që ta hani edhe të freskët. Fletët e majdanozit janë shtesa të shijshme për ushqimin, dhe i bënë mirë organizmit të njeriut, kështu që mos kurseni për të./(Zëri)