ballkani perendimor

Bashkësia Islame e Austris vizitë në Ballkanin jugor

VIZITË NË BALLKANIN JUGOR
Nё kuadër tё projektit për rrjetëzim dhe bashkëpunim institucional kryetari i Bashkësisë Islame të Austrisë mr. Ümit Vura, antari i Kryesisë së BI të Austrisë Vahidin Beluli, njëherit edhe kryetar i ALKIG-ut, mr. Binur Mustafi, përgjegjës për edukim dhe arsim pranë BI të Austrisë, si dhe Taha Babadostu, përgjegjës për media këtë javë vizituanë bashkësitë islame të trojeve shqiptare si dhe ambasadorët e e Austrisë në këto vende.
Të martën me 21.02.2023 delegacioni nga Austria vizitoi BFI të RMV ku u prit nga H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorët e tij, të mërkurën me 23.02.2023 delgacioni u prit nga Myftiu i Kosovës mr. Naim ef. Tërnava me bashëpunëtorët e tij, nga dekani i FSI dr. Islam Hasani si dhe nga drejtori i Medresesë së Lartë Alauddin mr. Fadil Hasani.
Kurse të enjten me 23.02. delgacioni vizitoi KM të Shqipërisë ku u pritë nga kryetari i KMSH Bujar ef. Spahiu me bashkëpunëtorë.
Përveç njohjes së ndërsjellt kryetari i BI të Austrisë z. Ümit Vural nënshkroi edhe një memorandum bashkëpunimi me të gjitha BI të lartëpërmenduar. Memorandumi parasheh shkëmimin e përvojave dhe bashkëpunimin e ndërsjellt në fusha relevante për BI-me.
Delgacioni i BI të Austrisë u prit edhe nga ambasadori i Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadori i Austrisë në Kosovë si dhe ambasadori i Austrisë në Shqipëri.
Kryetari i ALKIG-ut Vahidin ef. Beluli felenderonë kryetarin e BI të Austrisë z. Ümit Vural për vizitën e bërë në trojet shqiptare si dhe kryetarët e BI me bashkëpunëtorë, për pritjen e ngrohtë dhe gadishmërin për bashkëpunim. Poashtu ai felenderonë edhe drejtorët për diasporë, për organizimin e takimeve si: dr. Selver Xhemailin nga BFI e RMV , mr. Ekrem Simnicën nga BI e Kosovës si dhe Taulant Bica nga KM i Shqipërisë.