Rtv Pendimi
Lajme

Bashkësia Islame e Kosovës mbledh mbi 300 mijë euro ndihma për Shqipërinë pas tërmetit

Saktësisht 304 mijë e 302 euro e 89 centë janë grumbulluar nga Bashkësia Islame e Kosovës për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, transmeton RTV Pendimi.

Kjo u bë e ditur nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në faqen zyrtare në Facebook.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se, në aksionin e ndërmarrë, sipas urdhrit të Myftiut Naim ef. Tërnava, që në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, më datë 29.11.2019, të mblidheshin ndihma për të dëmtuarit nga fatkeqësia e tërmetit në Shqipëri; janë mbledhur gjithsej 304302.89 euro (treqind e katër mijë e treqind e dy euro e tetëdhjetë e nëntë centë),” thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, thuhet se të premtën, më 29 nëtor, në hutben e xhumasë, imamët nëpër secilën xhami të Kosovës kanë ligjëruar për vlerën e ndihmës dhe sadakasë, nga ku edhe u kërkua nga xhemati që të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi për Shqipërinë.

“Në ditën kur u ndërmor ky aksion, që ishte ditë e premte kur imamët mbajnë ligjëratën e rregullt javore në hytbe, imamët janë orientuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame që të flasin për vlerën e ndihmës-sadakasë,për kuptimet e vëllazërisë kombëtare dhe që të rikujtojnë xhematin që të luten e t’i ndihmojnë motrat e vëllezërit nga Shqipëria në të gjitha format e mundshme, përfshirë edhe nëpërmjet aksionit që po ndërmerrej në xhami,” thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Shqipëria u godit nga tërmeti 6.4 ballë Rihter, mëngjesin e 26 nëntorit, me ç’rast 51 persona mbetën të vdekur e mijëra të tjerë u plagosën./RTV Pendimi

Të ngjajshme

Bëhen 21 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Qëndrim Ibrahimi

Tërmeti në Durrës, njerëzit dalin nga shtëpitë

Kushtrim Guraj

Për sensibilizimin

Kushtrim Guraj

Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

Kushtrim Guraj

Libi, forcat jolegjitime sulmojnë kopshtin e shkollës, raportohet për viktima

Kushtrim Guraj

“Marrëveshja për Hekurudhat në interes të Kosovës, ndikon në ekonomi”

Kushtrim Guraj

“Dezertimi” i LVV-së dhe LDK-së nga premtimi për transparencë

Kushtrim Guraj

Pensionimi e mungesa e mjekëve, sfidë për shëndetësinë në Kosovë

Kushtrim Guraj

Siri, pranë kufirit turk zhvendosen 31.600 civilë të tjerë

Kushtrim Guraj