Bashkësia Islame në Dragash ndërmjetëson faljen e gjakut ndërmjet tri familjeve

Bashkësia Islame në Dragash ndërmjetëson faljen e gjakut ndërmjet tri familjeve

Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash, ka ndërmjetësuar faljen e gjakut ndërmjet dy familjeve të plaguara të Ramiz Rifatit nga fshati Kukajan e Alija ef. Maxhuni nga fshati Glloboqicë nga njëra anë dhe familjës së Zenun Kadrijaj nga Prizreni nga ana tjetër. Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash, përmes një njoftimi në Facebook, përcjell LAJME365.
”Në këtë akt madhështor pajtimi, asistuan me ndërmjetësimin dhe autoritetin e tyre, kryetari i KBI Dragash z.Driton ef. Qengaj me bashkëpuntorë, dy nënkryetarët e Kuvendit Komunal në Dragash z. Sherif Aga e z. Selami Saiti, komandatin i Stacionit Policor në Dragash z.Shaqir Uka me bashkëpuntor si dhe miqë e dashamirë te të tri familjeve.” thuhet në njoftim.

Në selin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash, në një atmosferë vëllëzërore, humane, burrërore dhe mbi të gjitha shumë islame, është ndërmjetësuar falja e gjakut ndërmjetë familjeve të plaguara të Ramiz Rifatit nga fshati Kukajan e Alija ef. Maxhuni nga fshati Glloboqicë nga njëra anë dhe familjës së Zenun Kadrijaj nga Prizreni nga ana tjetër.

Në atmosferë shumë emocionuese dhe me tekbire u zgjatën duart e pajtimit ndërmjet veti, për të qënë faqebardhë para Allahut të Madhërishëm dhe shembull për të mirë para njerëzimit.

Në këtë akt madhështor pajtimi, asistuan me ndërmjetësimin dhe autoritetin e tyre, kryetari i KBI Dragash z.Driton ef. Qengaj me bashkëpuntorë, dy nënkryetarët e Kuvendit Komunal në Dragash z. Sherif Aga e z. Selami Saiti, komandatin i Stacionit Policor në Dragash z.Shaqir Uka me bashkëpuntor si dhe miqë e dashamirë te të tri familjeve.

Duke u zotuar se do të jenë besnik në betimin e dhënë, njezërish u shprehën që nga ky rashtë I dhimshëm por fatmirësishtë pa humbje njerëzore, të ngritet miqësia ndërmjet familjeve në fjalë.
Dragash, 01.04.2021.