Bastisjet izraelite në Xhaminë Al-Aksa nuk kanë të ndalur

Më shumë se 100 hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit Lindor të okupuar.

Administrata e Fondacioneve Islamike të Jerusalemit tha në një deklaratë me shkrim se 136 hebrenj fanatikë bastisën Kompleksin përmes Portës Al-Megaribe (Marok), në jugperëndim të Xhamisë Al-Aksa.

Grupi hebre, i mbrojtur nga policia izraelite, u pa duke u larguar nga Xhamia Al-Aksa pasi shëtiti në oborrin e xhamisë.

Bastisjet e tilla nga hebrenjtë fanatikë në Xhamin Al-Aksa po shkaktojnë përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994 xhamia është nën patronazhin e Administratës së Fondacioneve Islamike të Jerusalemit pranëe Ministrisë jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Selisë së Shenjtë.

Megjithatë, me një vendim të njëanshëm të Izraelit pa lejen e autoritetit që nga viti 2003, hebrenjtë kanë bastisin faltoren e shenjtë të shoqëruar nga policia.

Duke i përshkruar këto bastisje si mbizotëruese, Administrata e Fondacioneve Islamike të Jerusalemit bën të ditur se është shkelur sovraniteti mysliman.