Rtv Pendimi
Good life Restaurant
Samet Tours
auto lider
Vip Well
Lajme

BE-ja dhe NATO përshëndesin miratimin e ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Muslim Shop

Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO kanë përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, duke e cilësuar këtë “ një hap kyç në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, përmes një deklarate të përbashkët përshëndetën miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Udhëheqësit politikë dhe qytetarët e treguan vendosmërinë e tyre për të arritur këtë mundësi unike historike për të zgjidhur një nga mosmarrëveshjet më të vjetra në rajon dhe me vendosmëri për të ecur para në rrugën drejt BE-së”, theksohet në deklaratën e shkruar

Ata shtojnë se BE-ja mbështet fuqishëm Marrëveshjen e Prespës “si një shembull të pajtimit në rajon dhe në Evropë”.

“Përderisa presim për përfundimin e hapave që çojnë në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, Bashkimi Evropian mbetet e vendosur të vazhdojë të mbështesë dhe shoqërojë vendin drejt qëllimit të saj strategjik të integrimit”, thuhet në deklaratë.

Urime deri te kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dërgoi edhe sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“E përgëzoj kryeministrin Zoran Zaev për votimin e fundit në Kuvend për Marrëveshjen e Prespës. NATO fuqishëm mbështet zbatimin e plotë të marrëveshjes, që është një kontribut i rëndësishëm në një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë”, ka shkruar Stoltenberg në llogarinë e tij në twitter.

Me mbështetjen e dy të tretave të deputetëve apo 81 vota, Kuvendi i Maqedonisë miratoi katër amandamentet me të cilat do të ndryshohet emri kushtetues në Republika e Maqedonisë së Veriut, pasi që Marrëveshja e Prespës të ratifikohet edhe nga pala greke.

Të ngjajshme

Shqipëria mirëpret stërvitjen ushtarake “Albanian Lion 2018”

Kushtrim Guraj

Vetëvendosje shtron iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame

Kushtrim Guraj

Palestina parashtron ankesë në GJND ndaj SHBA-ve

Kushtrim Guraj

Kelmendi i reagon Kurtit për Islamin

Kushtrim Guraj

Forcat izraelite arrestojnë 13 palestinezë

Kushtrim Guraj

Serbi – Senad Halitoviçi zgjidhet myfti i ri i Sanxhakut

Kushtrim Guraj

“Çështja e minatorëve të zgjidhet me ligj, serbët s’do të mund të ekzistonin jashtë Trepçës”

Kushtrim Guraj

Qindra mijëra muslimanë në lutjen e mëngjesit në Mesxhidul-Haram

Kushtrim Guraj

Shënohet 30 vjetori i diplomimit të parë në Medresenë “Isa Beu”

Kushtrim Guraj