BE-ja mbështet refugjatët sirianë në Jordani dhe Liban

Bashkimi Evropian ka miratuar një pako mbështetëse prej 130 milionë euro për refugjatët sirianë në Jordani dhe Liban, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell dhe Komisionari i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi deklaruan se është miratuar pakoja e re e mbështetjes për Jordaninë dhe Libanin të cilat strehojnë sirianët.

Sipas kësaj, Libanit i jepen 25 milionë euro për të mbështetur sirianët në vend, 20 milionë euro për sistemin e mbrojtjes sociale, 29 milionë euro për luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), për kujdesin shëndetësor dhe vaksinimin, 10 milionë euro për ujë dhe shkollim. Gjithsej do të sigurohen 98 milionë euro, përfshirë edhe 4 milionë euro për të mbështetur bizneset e vogla.

Gjithashtu një total prej 32 milionë eurove do të dërgohen në Jordani, përfshirë 17 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave të refugjatëve sirianë, 8 milionë euro për mbrojtjen e fëmijëve dhe grave dhe 7 milionë euro për arsimin joformal.