thumbs_b_c_88c439231db9b44828c889d64a7c52f6

BE-ja mesazh për 75-vjetorin e themelimit të NATO-s

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, në mesazhin e saj për 75-vjetorin e NATO-s bëri thirrje për të theksuar angazhimin ndaj solidaritetit transatlantik, transmeton Anadolu.

Përpara Takimit të parë të vitit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, nga llogaria e saj X, Von der Leyen ndau mesazh me rastin e 75-vjetorit të Aleancës.

“NATO vazhdon të jetë baza e sigurisë dhe stabilitetit në Euro-Atlantik për 75 vite”, është shprehur Von der Leyen, duke theksuar se NATO është bërë më e fortë me Finlandën dhe Suedinë që janë anëtarësuar vitin e fundit.

Von der Leyen nënvizoi se janë “në unitet të palëkundur” për Ukrainën dhe më tej bëri thirrje që “Në këtë përvjetor të theksojmë angazhimin tonë për solidaritetin transatlantik”.

– 75 vjetori i themelimit të NATO-s

Ministrat e jashtëm të 32 vendeve anëtare të NATO-s do të takohen sot dhe nesër në selinë qendrore në Bruksel.

Në ditën e parë ministrat do të trajtojnë përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet në korrik në Washington dhe rritjen dhe vazhdueshmërinë e mbështetjes për Ukrainën, ndërsa nesër do të marrin pjesë në ceremoninë për festimin e përvjetorit.

Në një pjesë të takimeve do të jetë edhe Përfaqësuesi i Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Pas anëtarësimit të Suedisë më 7 mars, numri i vendeve që janë anëtare të NATO-s u rrit në 32.