Rtv Pendimi
Lajme

BE përgatitet për një valë të mundshme migrimi nga Libia

Përpjekjet e liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, për të prishur armëpushimin në vend kanë shkaktuar shqetësime për një valë të re migrimi në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së i ka bërë pyetje zëdhënëses së Komisionit Evropian, Dana Spinant, lidhur me një valë të mundshme migrimi nga Libia në Evropë.

I pyetur nga gazetari i AA-së se “Haftar u largua nga Moska pa nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve me qendër në Tobruk, aleati i Haftar, Aguila Saleh, ka deklaruar se sulmet do të vazhdojnë… konfliktet rrezikojnë çdo ditë e më shumë jetën e shumë civilëve dhe rrit rrezikun për një migrim drejt Evropës. A do të marrë Evropa masa të reja kundër një vale të re të mundshme migrimi nga Libia?”, zëdhënësja Spinant është përgjigjur se për Brukselin është parësore që të jetë i përgatitur ndaj rezultateve të mundshme në vend që të reagojë pas ndodhjes së një migrimi të mundshëm.

Ajo tha se ky mendim përbën edhe themelin e “marrëveshjes së re të migrimit” mbi të cilën BE-ja po punon aktualisht dhe të cilën e ka planifikuar ta vendosë mbi tryezë së shpejti.

“Objektivi ynë është që të paraqesim një perspektivë më gjithëpërfshirëse e cila zgjidh të gjitha problemet në çështjen e migrimit”, deklaroi Spinant.

Delegacionet turke dhe ruse më 13 janar në Moskë zhvilluan bisedime me palët libiane. Delegacioni turk, shoqëroi Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA), ndërsa delegacioni rus u përpoq të bindë Khalifa Haftarin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve me qendër në Tobruk, Aguila Saleh.

Por, Haftari u largua nga Moska pa nënshkruar teksin e marrëveshjes së formuluar pas përpjekjeve të gjata.

Të ngjajshme

Tërmeti në Durrës, njerëzit dalin nga shtëpitë

Kushtrim Guraj

Për sensibilizimin

Kushtrim Guraj

Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

Kushtrim Guraj

Libi, forcat jolegjitime sulmojnë kopshtin e shkollës, raportohet për viktima

Kushtrim Guraj

“Marrëveshja për Hekurudhat në interes të Kosovës, ndikon në ekonomi”

Kushtrim Guraj

“Dezertimi” i LVV-së dhe LDK-së nga premtimi për transparencë

Kushtrim Guraj

Pensionimi e mungesa e mjekëve, sfidë për shëndetësinë në Kosovë

Kushtrim Guraj

Siri, pranë kufirit turk zhvendosen 31.600 civilë të tjerë

Kushtrim Guraj

Jep dorëheqje kryeministri i Katarit, emërohet pasardhësi

Kushtrim Guraj