BE: Të gjitha pajisjet elektronike do të kenë një portë karikimi nga viti 2024

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) i kanë dhënë miratimin përfundimtar legjislacionit që do ta bëjë të detyrueshëm përdorimin e portave standarde të karikimit USB-C në të gjitha pajisjet elektronike si telefonat e mençur, tabletët dhe kamerat që do të jenë në shitje nga fillimi i vitit 2024, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli Evropian ka njoftuar se vendet anëtare kanë miratuar një listë që synon të standardizojë portat e ndryshme të karikimit për pajisje të ndryshme elektronike si USB-C, Micro USB dhe Lightning, dhe të reduktojë mbetjet elektronike.

Në përputhje me këtë vendim, porta e re standarde e karikimit në pajisjet elektronike portative do të jetë USB-C.

Deri në fund të 2024 të gjithë telefonat e ri të mençur, tabletët, kamerat digjitale, kufjet, konzolat portative të video-lojërave, altoparlantët dhe tastierat do të kenë porte karikimi USB-C.

Kështu, të gjithë telefonat e mençur të rinj, tabletët, kamerat dixhitale, kufjet, konzolat portative të lojërave video, altoparlantët dhe tastierat do të kërkojnë porte karikimi USB-C, që do të thotë se një karikues do të mund të përdoret në pajisje të ndryshme elektronike.

Kjo rregullore do të shtrihet edhe për laptopët nga viti 2026. Rregullorja, e miratuar më parë nga Parlamenti Evropian (PE), do të hyjë në fuqi pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Shumica e pajisjeve Android karikohen me USB-C.

Rregullorja pritet të prekë kompaninë Apple në veçanti, pasi përdor sistemin “lightning”.