Rtv Pendimi
Lajme

BE thirrje për përfundimin e dhunës në Libi

Bashkimi Evropian (BE) bëri thirrje për “përfundimin e dhunës nga të gjitha palët” në Libi, pasi presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi deklaroi se ushtria e tij mund të kryejë mision jashtë kufirit nëse do të jetë e nevojshme, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dhuna e rritur së fundmi dhe deklaratat e bëra nga aktorët e jashtëm përbëjnë shqetësime serioze. Tensionet duhet të ulen urgjentisht”, tha zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Peter Stano, në konferencën e tij të përditshme për shtyp, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me deklaratat e Sisit.

“E vetmja mundësi është një zgjidhje e negociuar në kuadër të Kombeve të Bashkuara (OKB) për popullin libian dhe stabilitetin rajonal”, shtoi ai, duke theksuar se aktorët ndërkombëtarë duhet të përqëndrohen në uljen e tensioneve dhe jo rritjen e tyre.

Të shtunën, duke folur në qytetin Matrouh afër kufirit me Libinë, presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi aludoi në mundësinë e dërgimit të “misioneve të jashtme ushtarake nëse kërkohet” dhe tha se “çdo ndërhyrje e drejtpërdrejtë në Libi tashmë është bërë e ligjshme ndërkombëtarisht”.

Al-Sisi i tha ushtrisë së tij “të jetë e përgatitur për të kryer çdo mision brenda kufijve, ose, nëse është e nevojshme, edhe jashtë kufijve”.

Ai tha se qyteti Sirte dhe baza ajrore al-Jufra janë një “linjë e kuqe”.

Ndryshe, Egjipti ka qenë mbështetëse e komandantit të forcave jolegjitime në Libi, Khalifa Haftar, i cili nga prilli i vitit 2019 ka sulmuar qeverinë e pranuar nga OKB-ja me bazë në Tripoli.

Së fundmi, forcat qeveritare libiane kanë rimarrë disa vende strategjike, përfshirë qytetin Tarhuna, fortesën e fundit të Haftarit në Libinë Perëndimore.

Të ngjajshme

BE ndihmon Kosovën me donacion në vlerë 800 mijë euro në përballjen me COVID-19

Kushtrim Guraj

“Franca luan lojë të rrezikshme në Libi”

Kushtrim Guraj

Rama: Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte

Kushtrim Guraj

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, do të jap dorëheqje

Kushtrim Guraj

Turqia kreu operacionin më të madh kundër drogës

Kushtrim Guraj

BIK vendos: Anulohet haxhillëku

Kushtrim Guraj

Hoti: Liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim

Kushtrim Guraj

“Turqia nuk bën asgjë të paligjshme në Mesdhe”

Kushtrim Guraj

Kryeministri Hoti fillon takimet në Bruksel, pritet nga kreu i Këshillit Evropian

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU