Rtv Pendimi
Samet Tours
auto lider
Good life Restaurant
Lajme

BeH, 13 vite burg për ish-ushtarin serb për krime kundër njerëzimit

Muslim Shop

Gjykata në Bosnjë dhe Hercegovinë ka dënuar me 13 vite burg ish-ushtarin serb Sretko Paviq për përfshirje në krime kundër njerëzimit në luftën e Bosnjës mes viteve 1992-1995, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të gjykatës, Paviq ka luajtur rol aktiv në sulmet sistematike të ushtarëve dhe policëve serbë ndaj popullatës joserbe në Prijedor në veri të Bosnjës në vitin 1992.

Gjykata po ashtu tha se Paviq është përfshirë edhe në largimin e popullatës boshnjake nga shtëpitë e tyre në Prijedor dhe vrasjen e tyre.

Seanca vendimtare për ish-ushtarin serb Paviq me akuzën për krime kundër njerëzimit është mbajtur gjatë ditës së sotme.

Çfarë ndodhi në Prijedor?

Në mars të vitit 1992, në fillim të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, 1.755 serbë që punonin në 13 stacione policore në Prijedor u armatosën brenda një muaji.

Njësitë serbe në orët e natës më 29 prill kapën Prijedorin, i cili atë kohë ishte qytet me shumicë të popullsisë boshnjake. Të armatosur rëndë, njësitë serbe më 23 maj të vitit 1992 sulmuan fshatrat përreth Prijedorit. Në masakrën në Prijedor dhe rrethinë, jetën humbën 3.176 civilë, prej të cilëve 102 fëmijë.

Rreth 30 mijë civilë nga Priejdori u dërguan në kampet e koncentrimit në Omarska, Keraterm, Kozarac, Trnopolje dhe Manjaca, ndërsa dhejtëra mijëra persona u dëbuan nga vendlindja e tyre.

Të ngjajshme

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani

Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Kushtrim Guraj

Xhumaja nesër falet me mesazhin për kujdesin në trafik

Hevzi Hasani