![BeH, pas 4 muajsh rifillon udhëtimi me tren drejt Mostarit BeH, pas 4 muajsh rifillon udhëtimi me tren drejt Mostarit](https://cdnuploads.aa.com.tr/uploads/Contents/2025/02/10/thumbs_b_c_54a8c509ae6b13592083bd8b7f5b091d.jpg?v=163354)
BeH, pas 4 muajsh rifillon udhëtimi me tren drejt Mostarit
Udhëtimi me tren në relacionin Sarajevë-Çapljina që u dëmtua nga fatkeqësia e përmbytjeve më 4 tetor 2024 në Bosnjë e Hercegovinë dhe që kalojnë përmes Mostarit, një nga pikat më të rëndësishme turistike të vendit, rifilloi pas pauzës 4-mujore, raporton Anadolu.
Bëhet e ditur se kanë përfunduar punimet e riparimit në linjën hekurudhore që lidh kryeqytetin e BeH-së, Sarajevën me jugun e vendit.
Në një deklaratë me shkrim nga Drejtoria e Hekurudhave të Federatës së BeH-së thuhet se nga sot kanë rifilluar shërbimet e trenave Sarajevë-Çapljina të dëmtuara nga fatkeqësia e përmbytjeve në tetor 2024.
Fatkeqësia e përmbytjeve shkaktoi një pauzë 4-mujore në transportin hekurudhor.
Ndërkohë bëhet e ditur se riparimi i linjës hekurudhore të dëmtuar nga fatkeqësia e përmbytjeve, u ndërmor përsipër nga kompania turke e ndërtimit “Cengiz İnşaat”.
Udhëtimi me tren për në Mostar, një nga destinacionet që tërheq vëmendje me natyrën dhe pamjet e lumit, nuk mund të ofroheshin për shkak të punimeve riparuese.
Në fatkeqësinë e përmbytjeve në BeH më 4 tetor 2024, humbën jetën 29 persona ndërsa u prekën 5 qytete.