IMG_8458

BeH, zbulohen emrat e 30 viktimave të gjenocidit që do të varrosen më 11 qershor në Srebrenicë

Në varrezat e Qendrës Memoriale Potoçari në Srebrenicë më 11 qershor do të varrosen mbetjet mortore të 30 personave, konfirmoi për Anadolu, zëdhënësja e Institutit për Personat e Zhdukur të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Emza Fazliq.

Në mesin e 30 viktimave të gjenocidit të cilët do të gjejnë prehje në varrimin kolektiv më 11 qershor janë katër të mitur.

Viktima më e re që do të varroset këtë vit është Elvir Salçinoviq, i cili në kohën kur u vra ishte 15-vjeç. Ai u vra në zonën e Balkovicës, mbetjet mortore të të cilit u zhvarrosën nga varreza masive Liplje në Zvornik në vitin 2001, ndërsa u identifikua në vitin 2011. Ai do të varroset pranë babait Turabija dhe vëllait të tij Almirit të cilët u varrosën në Potoçari në 2003, posaçërisht në 2011.

Viktima më e vjetër që do të varroset është Nezir Muminoviq, i cili ishte 65-vjeç kur u vra. Mbetjet e tij mortore u zhvarrosën në vitin 2007 në zonën e Kamenicës.

Anadolu sjell listën e emrave të viktimave të gjenocidit që do të varrosen më 11 qershor në Qendrën Memoriale Potoçari:

Esad (Tajib) Xhaniq, Bekir (Demir) Musiq, Sakib (Mehmed) Garaljeviq, Himzo (Idriz) Mujiq, Hasib (Haso) Ibrahimoviq, Rexho (Huso) Jahiq, Rifet (Hajro) Tabakoviq, Idriz (Ibro) Mehinoviq, Mujo (Meho) Esmiq, Shaban (Shemso) Ibriq, Senid (Ismet) Hoxhiq, Semir (Ed’hem) Xhoziq, Sabid (Abid) Ibrahimoviq, Mehmed (Mahmut) Geroviq, Nisad (Shevko) Selimoviq, Halil (Mujo) Avdiq, Hasan (Omer) Smajloviq, Esed (Alija) Klempiq, Sabahudin (Bajro) Selimoviq, Husein (Ibrahim) Zukiq, Elvir (Turabija) Salçinoviq, Xhemail (Omer) Aliq, Mustafa (Junuz) Mekaniq, Ahmedin (Ahmet) Haliloviq, Zuhdija (Avdija) Lemesh, Hasib (Vejsil) Mujanoviq, Vejsil (Sheçan) Mujanoviq, Ekber (Shaqir) Rixhiq, Mevlid (Zilxhija) Aljiq dhe Nezir (Mumin) Muminoviq.