
Bëhet hapja zyrtare e Shkollës Shqipe „Ardhmëria“ në Schwäbisch Gmünd
Ashtu siç ju kemi informuar se do të bëhet hapja zyrtare e Shkollës Shqipe, ajo edhe ndodhi. Të pranishëm në hapjen zyrtare të Shkollës ishte Shkëlqësia e tij, Konzulli i nderuar i Konzullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart z. Hamdi Bërbatovci dhe stafi konzullor, Mësuesja e Shkollës „Ardhmëria“ znj. Egzona Mustafa, organizatori i këtij projekti z. Afrim Hasani, Imami i Xhamisë Shiptare z. Rejhan Islami dhe kryesia e Qndrës Islame Shqiptare Lëvizja Schwäbisch Gmünd Gjermani, Xhemati prindërit me fëmijët e tyre, si dhe mysafirë të tjerë.
Takimi u mbajt në klasën e shkollës ku edhe do të zhvillohet mësimi në të ardhmën e afërt, ku edhe patëm mundësinë ta shohim klasën dhe kushtet shumë të avancuara që na u janë dhënë në shërbim nga Shkolla Schiller realschule në Schwäbisch Gmünd.
Fjalën kryesore e pati Konzulli i nderuar Hamdi Berbatovci ku dhe na falënderoi për inciativën e ndërmarrë, na premtoi përkrahje institucionale dhe na u drejtua me një sër këshillash të dobishme të cilat ishin shumë domethënëse dhe inkurajuese.
Ai i dha theks të veçantë mësimit të Gjuhës Shqipe ku ne si shkollë jemi me fat të madhë që mësuesja e shkollës „Ardhmëria“ është me përvojë dhjetë vjeçare si pedagoge.
Poashtu, ai pohoi për rëndësinë e madhe që ka mësimi plotësues i gjuhës shqipe ku ndër tjerash tha se: janë bërë studime të cilat vërtetojnë se çdo fëmijë i cili e flet gjuhën amtare është shumë më i aftë të mësojë edhe gjuhët e tjera, sidhe në lëndët tjera mësimore. Poashtu ai tha se mësimi i gjuhës shqipe ndihmon famijët tanë që mos të asimilohen dhe mos të devijojnë rrugën e të parëve tanë. Ai shtoi se mësimi i gjuhës shqipe ndihmon poashtu fëmijët që kur ata të rriten të jenë bashkëpunues dhe bashkëveprues dhe kështu mund të arrijmë si komunitet majet e suksesit.
Së fundmi ju dha fjala përshëndetëse organizatorit z. Hasanit i cili i përshëndeti të pranishmit, i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje dhe apeloi që prindërit t´i sjellin fëmijët e tyre për pjesmarrje në shkollë.
Në përmbyllje u bënë disa foto pëkujtimore dhe u ftuan të pranishmit në koktei rasti ku patën mundësinë të diskutojnë për tema të ndryshme.