BËHU GJËJA E VETME QË NUK PËRSËRITET DY HERË

Mos iu lajmëro po të njëjtit person më tepër se dy herë dhe mos vazhdo t’i dërgosh mesazhe se ku je, jam mërzitur për ty! Mjafton t’ia dërgosh vetëm një mesazh.

Mos i fol atij që është prezent më tepër se dy herë. Po të dëshironte që të fliste, nuk do të merrej me tjetrin e të të braktiste ty.

Mos hulumto pas atyre që u fshehën papritmas pa ndonjë arsye, se po të donin do të rrinin me ty.

Mos e detyro dikë që të vazhdojë të flasë me ty, se po të donte ai vetë do të fliste me ty.

Bëhu gjithë ai që je, origjinali, dhe që nuk posedon kopje të tjera.

Mos i shëmbëlle askujt, po bëhu gjëja e vetme që nuk përsëritet dy herë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU