Rtv Pendimi

BËHU I LUMTUR

– Besimi dhe vepra e mirë, janë fshehtësi të jetës, gjëra të mira, përkujdesu për to.

– Kërko dituri e njohje dhe lexo sa më shumë, se leximi e largon mërzinë.

– Ripërtërije pendimin dhe largohu nga gjynahet, se ato ta shkatërrojnë jetën.

– Lexo Kuran me meditim dhe gjithmonë shpeshtoje përmendjen e Allahut.

– Sillu me njerëzit me mirësi dhe me respekt, gjoksi do të të zgjerohet ty.

– Pastroje zemrën nga zilia, smira, urrejtja, armiqësia, tradhtia, se të gjitha janë sëmundje.

– Shiko atë që është poshtë teje në pamje, furnizim, shëndet, pasuri, etj.

– Mos u zemëro, bëhu i durueshëm, i butë dhe falës, jeta është e shkurtër.

– Mos shpreso që të tjerëve t’u merren begatitë dhe të mirat, por mbështetju Allahut.

– Mos i zmadho problemet dhe ngjarjet, por paraqiti ashtu si kanë ndodhur dhe në formën e vet reale.

– Krahaso mes begative të cilat i posedon dhe sprovave të cilat të kanë goditur, do të shohësh se fitimet janë më të mëdha sesa humbjet.

– Fjalët e këqija të cilat janë thënë për ty nuk të dëmtojnë, po e dëmtojnë atë që i ka thënë, ti mos u lodh me to dhe mos mendo rreth tyre.

– Përmirësoje të menduarit tënd, mendo rreth begative, suksesit dhe vlerave.

– Mos prit nga askush falënderim, ty nuk të takon e drejta mbi askënd, po veproje çdo të mirë për hir të Allahut.

– Përcaktoje një projekt të dobishëm, mendo rreth tij dhe preokupohu me të, do të të ndihmojë t’i harrosh problemet e tua.

– Mësoje ndonjë punë të dobishme e cila të përshtatet dhe vepro ndonjë punë të dobishme nga e cila qetësohesh.

– Medito për begatitë e Allahut që i posedon, fol rreth tyre dhe falënderoje Allahun për ato begati.

– Kënaqu me atë që ta ka dhuruar Allahu nga pasuria, shëndeti, familja dhe puna.

– Neglizhoji thashethemet rreth njerëzve, largohu nga përgojimi dhe bartja e fjalëve dhe mos u merr me të metat e njerëzve, mangësitë e tyre dhe gjynahet që i kanë.

– Merru me edukatë fizike, me ecje dhe përkujdesu për shëndetin tënd, mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë.

– Lute Allahun gjithmonë për shëndet, mirësi, paqe dhe lumturi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME