Rtv Pendimi
Mirësjellja - Edukata fetare

BËHU I LUMTUR!

– Besimi dhe vepra e mirë janë fshehtësi të jetës, gjëra të mira, përkujdesu për to.
– Kërko dituri e njohje dhe lexo sa më shumë, se leximi e largon mërzinë.
– Ripërtërije pendimin dhe largohu nga gjynahet, se ato ta shkatërrojnë jetën.
– Lexo Kuran me meditim dhe gjithmonë shpeshtoje përmendjen e Allahut.
– Sillu me njerëzit me mirësi dhe me respekt, gjoksi do të të zgjerohet ty.
– Pastroje zemrën nga zilia, smira, urrejtja, armiqësia, tradhtia, se të gjitha janë sëmundje.
– Shikoje atë që është poshtë teje në pamje, furnizim, shëndet, pasuri etj.
– Mos u zemëro, bëhu i durueshëm, i butë dhe falës, jeta është e shkurtër.
– Mos shpreso që të tjerëve t’u merren begatitë dhe të mirat, por mbështetju Allahut.
– Mos i zmadho problemet dhe ngjarjet, por paraqiti ashtu si kanë ndodhur dhe në formën e vet reale.
– Krahaso mes begative të cilat i posedon dhe sprovave të cilat të kanë goditur, do të shohësh se fitimet janë më të mëdha sesa humbjet.
– Fjalët e këqija të cilat janë thënë për ty nuk të dëmtojnë, po e dëmtojnë atë që i ka thënë, ti mos u lodh me to dhe mos mendo rreth tyre.
– Përmirësoje të menduarit tënd, mendo rreth begative, suksesit dhe vlerave.
– Mos prit nga askush falënderim, ty nuk të takon e drejta mbi askënd, po veproje çdo të mirë për hir të Allahut.
– Përcaktoje një projekt të dobishëm, mendo rreth tij dhe preokupohu me të, do të të ndihmojë t’i harrosh problemet e tua.
– Mësoje ndonjë punë të dobishme e cila të përshtatet dhe vepro ndonjë punë të dobishme nga e cila qetësohesh.
– Medito për begatitë e Allahut që i posedon, fol rreth tyre dhe falënderoje Allahun për ato begati.
– Kënaqu me atë që ta ka dhuruar Allahu nga pasuria, shëndeti, familja dhe puna.
– Neglizhoji thashethemet, largohu nga përgojimi dhe bartja e fjalëve dhe mos u merr me të metat e njerëzve, mangësitë e tyre dhe gjynahet që i kanë.
– Merru me edukatë fizike, me ecje dhe përkujdesu për shëndetin tënd, mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë.
– Lute Allahun gjithmonë për shëndet, mirësi, paqe dhe lumturi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Të ngjajshme

SI T’IA BËSH FAMILJES GRUAN TËNDE TË DASHUR?!

Irfan Jahiu

GRUAJA I PËRNGJAN NDËRTESËS!!

Irfan Jahiu

TË FALËNDEROJ NËNË, QË JE NËNA IME!!

Irfan Jahiu

NËNA E BURRIT, ÇELËS NGA ÇELËSAT E LUMTURISË BASHKËSHORTORE!!

Irfan Jahiu

BUZËQESHU!

Irfan Jahiu

MOS FUT URREJTJE ME PYETJET E TUA

Irfan Jahiu

BUKURIA BURON NGA BRENDËSIA E SHPIRTIT

Irfan Jahiu

PËRKUJDESJA PËR NDJENJAT E ATIJ QË KA TË NDONJË TË METË FIZIKE

Irfan Jahiu

PËRKUJDESJA PËR NDJENJAT E BASHKËBISEDUESVE DHE ATYRE QË JANË ULUR AFËR NJËRI-TJETRIT NË MEXHLIS

Irfan Jahiu