BËHU NJERI QË LE GJURMË TË MIRË

Kur je i pastër në brendësi të shpirtit.. Allahu të jep dritë prej nga nuk e mendon.

Dhe njerëzit do të duan edhe pse nuk i njeh.

Dhe do të plotësohen dëshirat nga nuk ta merr mendja.

Njeri me zemër të mirë është ai që e shpreson për të gjithë njerëzit të mirën.

Mos harro se, lumturia e të tjerëve nuk të vjedh nga lumturia jote.

Dhe të pasuruarit e tyre nuk të pakëson nga risku yt.

Dhe shëndeti i tyre nuk e rrezikon shëndetin tënd.

Vetëm se bëhu njeri me zemër dhe nijet të mirë.

Thjesht, bëhu njeri që le gjurmë të mirë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU