Rtv Pendimi
Lajme

Bekim Jashari kujton masakrën e Rezallës: E papranueshme që edhe pas 21 vjetësh, kriminelët serb lëvizin lirshëm

Kreu i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar masakrën e Rezallës, ku u vranë nga agresori serb 94 persona.

Ai thotë se është e papranueshme që edhe pas 21 vjetësh, kriminelët serb lëvizin lirshëm.

“Mjaftë më kemi pritur, tani, o sot o kurrë familjarët e të rënëve të masakrës së Rezallës dhe gjithë të zhdukurve tjerë duhet të dinë për fatin e më të dashurve të tyre”, ka thënë Jashari

Sot, në këtë situatë emergjente, në pamundësi për të bërë homazhe tek kompleksi i varrezave në Rezallë kujtojmë 94 të rënët e Masakrës së Rezallës, dëshmorë e martirë të rënë për Kosovën tonë të shenjtë, për lirinë që sot e gëzojmë.

Masakra e Rezallës, bashkë me masakrat tjera që agresori serb bëri mbi civilët shqiptar i dhanë drejtim të ri luftës sonë çlirimtare, duke bindur shtetet e botës demokratike që Serbia po kryente gjenocid në Kosovë dhe se lufta e UÇK-së ishte luftë në mbrojtje të popullit e tokës sonë dardane.

E pa pranueshme që edhe sot 21 vite pas, ende kemi të pagjetur, fati i të cilëve nuk dihet dhe ende kriminelet serb lëvizin lirshëm.

Mjaftë më kemi pritur, tani, o sot o kurrë familjarët e të rënëve të masakrës së Rezallës dhe gjithë të zhdukurve tjerë duhet të dinë për fatin e më të dashurve të tyre.

Kjo është më e pakta që duhet dhe mund të bëjmë për dëshmorët e martirët tonë, që eshtrat e tyre të pushojnë në atdheun e tyre që aq shumë e deshën e për të cilin dhanë edhe jetën.

Do të jemi përjetësisht mirënjohës ndaj dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.

Lavdi të rënëve të Kosovës!

Të ngjajshme

Nga nesër hapen xhamitë në Kosovë, BIK-u publikon rregullat që duhet të ndiqen

Kushtrim Guraj

Si t’i shëroni thembrat e çara në mënyrë natyrale?

Kushtrim Guraj

Zoom, Google Meet apo Facebook Messenger Rooms: Cili është aplikacioni më i përshtatshëm për komunikim virtual

Kushtrim Guraj

Maqedoni e Veriut, shkarkohet kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi

Kushtrim Guraj

Thaçi viziton Odën Ekonomike të Kosovës, diskutohet gjendja ekonomike pas pandemisë

Kushtrim Guraj

Turqia dërgon ndihma mjekësore në Çad

Kushtrim Guraj

Muslimanët në dy qytete të Sirisë shënojnë në paqe Bajramin

Kushtrim Guraj

Prijësit fetarë Ternava e Gjergji: Jemi të gëzuar për hapjen e xhamive e kishave

Kushtrim Guraj

Myftiu Tërnava i lumtur që xhemati do t’i kthehen xhamive ditën e enjte

Hevzi Hasani

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU