Hoxhë Bekir Halimi

Bekir Halimi

Në çdo kohë, çdo popull ka personalitetet e veta për të cilat vetë ai popull dëshmon. E kjo është dëshmia më e mirë që meriton hoxha jonë nga Shkupi Bekir Halimi,i lindur më 15 Dhjetor 1971.
E që nëse me pak fjalë do ta përshkruanim, nuk do ta tepronim sikur të thonim shkurt: Njeri me dije enciklopedike.

Ai është thirrësi i njohur, edukuesi i gjeneratave, njeriu me opus të gjerë të diturive. E si jo mos jetë i këtillë, kur pasi mori bazat e fesë së tij menjëherë pas fillores, në Medresenë e qytetit të Shkupit, në skamje dhe vështirësi iu ças kërkimit të dijes fetare jashtë vendlindjes. Respektvisht, në shtetin e Jordanit, ku e nderoi Zoti të jetë nxënës i njërit prej dijetarëve më të mëdhenj të kohës sonë, Muhamed Nasirudin Albanit, Zoti e mëshiroftë. Privilegj ky, për të cilën ja kanë lakmi dhe i cili prodhon respekt tek të gjithë të zotët e mendjes, pavarësisht nëse e duan hoxhën tonë, apo jo.

Për shkak të aktivitetit të tij të pandërprerë dhe përpjekjeve të tij të palodhura në shërbim të Sunetit, ai u bë pre e shumë shpifjeve, mirëpo nuk e ndali asnjëherë aktivitetin e tij. Ai është themelues  i web-faqes së parë islame dhe autorë e përkthyes i një numri enorm të artikujve që gjenden në të. Ngjashëm, ai ka përkthyer dhe redaktuar një numër të konsiderueshëm të librave fetarë që e pasurojnë biblotekën e libërdashësve në përgjithësi, e të muslimanëve në veçanti. Për të mos përmendur audio ligjeratat me tituj të ndryshëm të cilat janë shumëzuar dhe ndëgjuar shumë, për shkak të elokuencës dhe mënyrës se prezantimit.

Bekir Halimi jeton dhe vepron në qytetin e Shkupit. Ai është drejtor i shtëpisë botuese ‘Nun’ dhe themeluesi revistës fetare kulturore shkencore ‘AlbIslam’. Shquhet për shqipen e tij të pastër, gjuhën elokuente dhe për kulturën e tij të përgjithshme, e që jo rrallëherë ndodh t’i mahnitë edhe ekspertët e fushave përkatëse për të cilat ai flet.Shquhet si analist politik dhe fetarë.

Qëndroi afer popullit të tij sa her që e kërkonte nevoja si në paqe ashtu edhe në luftë

Autor dhe redaktor i shumë librave

Kontakt:
http://www.facebook.com/bekir.halimi.5?fref=ts

Tel:0038978436396