Besimi në Allahun dhe ndikimi i tij në jetën e besimtarit

Nga Shaban Murati – Njeriu ka nevojë për Zotin e ti në çdo moment. Besimi në Allahun është njëri prej kushteve kryesore të besimtarit, pa të cilin njeriu nuk mund të llogaritet prej besimtarëve. Besimi në Allahun i krijon njeriut një lidhje të fort mes ti dhe Krijuesit të tij, e që është natyrshmëri e njeriut. Besimi në Allahun pa tjetër duhet të lë ndikimin e tij në jetën e besimtarit. Nuk është e mjaftueshme për njeriun të thotë unë jam besimtar ndërsa veprat e tij të mos përputhen me besimin e tij. Besimi nuk është vetëm dëshirë, e as për ti bë qefin vetës. Por, besim është ai i cili mbillet në zemrën e njeriut dhe e vërteton atë vepra. Nuk pranohet besimi i zhveshur nga vepra sikur që edhe veprat nuk pranohen pa besimin me zemër. Shokët e Pejgamberit bashkuan mes këtyre dy gjërave, mes besimit me zemër dhe mes besimit me veprat e tyre
Gjëja më me rëndësi në këtë botë, për të cilën janë krijuar qiejt edhe toka , për të cilin është krijuar xheneti dhe xhehenemi, shpërblimi dhe dënimi është besimi në Allahun, ajo që përfshin fjala LA ILAHE IL -LALLAH. Njeriu pa besim në Allahun është sikur trupi pa shpirt. Allahu thotë në Kuran: Por atë (Kuranin), Ne e bëmë dritë, me anë të së cilës udhëzojmë kë të duam nga robërit Tanë. Ti, me të vërtetë, udhëzon në rrugën e drejtë, ( shura 52). Iman është shpirti i besimtarit. Nuk ka vlerë një trup i cili nuk posedon shpirtin. Cili është dallimi mes njeriut i cili është i gjallë dhe atij që është i vdekur? Ti sheh trupin e njeriut është i freskët, është i plotë asgjë nuk i mungon si trup, por njerëzit e thonë vetë një fjalë: filani ka vdekur. Çka do të thotë fjala ka vdekur, d.m.th ka dal shpirti prej trupit. Dalja e shpirtit e ka bërë të pamundur tërë ekzistencën e njeriut, nuk ka më lëvizje , nuk ka gjurmë , nuk ka fjalë më, nuk ka vepra. Kështu edhe njeriu realisht pa besim në Allahun nuk ka vlerë, nuk ka ekzistencë të vërtetë. Nëse e shohim një njeri të sëmur, të cilit i ka humb çdo fuqi, ka humb çdo shpresë të jetës, njerëzit presin vdekjen e tij. Por, për momentin ky njeri fillon të përmirësohet, fillon të marr forcën dhe fuqinë e trupit, fillon ti ngjall shpresat për jetë, njerëzit i thonë e ngjalli Zoti prapë. Kështu edhe besimi në Allahun ngjall jetën e njeriut, i jep shpresa njeriut për jetë, i bënë jetën e tij të lumtur, i ndriçon rrugën e kësaj bote.

Besimi në Allahun ndriçon rrugën e jetës. Njeriu i gjallë ka nevojë për dritë që ti kaloj errësirat e kësaj jete që ta ndriçoj rrugën e tij, për ndryshe do të mbetet gjithmonë në errësirë. Kështu edhe njeriu pa besim në Allahun humb dritën me të cilën duhet ta ndriçoj jetën e tij. Allahu ka sjell shumë shembuj në Kuran, duke e krahasuar besimin e njeriut me dritën. Ashtu sikur ka nevojë njeriu për dritë në këtë botë që t’ia ndriçoj rrugën dhe jetën ashtu ka nevojë për imanin, besimin në Allahun që t’ia ndriçoj jetën. Ndër ajetet që tregojnë këtë shembull është edhe fjala e Allahut: A barazohet i vdekuri që Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën midis njerëzve, me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj?! Kësisoj, jobesimtarëve u duken të bukura veprat që bëjnë. ( enam 122). Imani ( besimi) është ai i cili gjallëron jetën e njeriut.

Besimi është ai i cili i jep kuptim jetës së njeriut. Me besimin njeriu sheh realitetin e kësaj bote, realitetin e botës tjetër, realitetin e vetë njeriut dhe të menduarit e tij. Imani i mundëson njeriut të kuptoj jetën e tij me një dimension dhe me një realitet tjetër. Besimi në Allahun bënë një ndryshim esencial në jetën e njeriut , sepse përfshinë tërë jetën e tij. Përfshin mendjen e tij, gjuhën e tij, veprat e tij, dëshirat e tij, synimet e tij. Çdo gjë te besimtari duhet të burojë nga imani i tij, edhe dashuria dhe urrejtja e besimtarit duhet të ndërtohet mbi imanin. Thotë i Dërguari i Allahut: “ nyja më e fortë e besimit është dashuria për Allah dhe urrejtja për Të”. Imani i besimtarit duhet të jetë mbi çdo gjë. Nëse e fletë një fjalë e fletë nga besimi që ka.

Nëse vepron, vepron sipas metodologjisë së imanit, nëse gjendet një shpresë ajo duhet të burojë nga besimi i besimtarit. Nëse synon diçka synon me imanin që e ka. Do të thotë imani duhet të ndryshoj komplet jetën e besimtarit dhe atëherë quhet iman i plotë. Pra imani duhet të përfshij zemrën e besimtari gjuhën e tij,veprat e tij dhe jetën në përgjithësi. Imani te besimtari duhet ti përngjaj gjakut i cili ec nëpër damarët e njeriut. Duhet ti përngjaj frymëmarrjes e cila vepron në gjoksin e njeriut. Nëse njeriu pengohet nga frymëmarrja nuk mund të jetoj ashtu është edhe shembulli i besimit për njeriun.
Besimi në Allahun pastron zemrën e njeriut. Zemra e cila është e mbushur me iman nuk xhelozon, nuk ka mendjemadhësi, nuk ka vetëpëlqim, nuk vepron ndonjë mëkat dhe nuk tejkalon kufijtë e rrugës së Allahut.

Besimi në Allahun pastron moralin, etikën e njeriut. Besimtari i mirë nuk fyen, nuk shanë, i respekton njerëzit. Kur është pyet Pejgamberi se çka i fut njerëzit më së shumti në xhenet ka thënë: “ frika ndaj Allahut dhe morali i mirë”. Besimi në Allahun ndikon pozitivisht në sjelljet e njeriut. Ai e bënë njeriun që të pajiset me cilësi të mira si turpi, pastërtia shpirtërore, zemërgjerësia, butësia, fisnikëria etj.

Besimi në Allahun i shton njeriut nderin dhe respektin që Allahu i bëri kësaj krijese.
Besimi në Allahun i bënë njeriut jetën e lumtur. Lumturia nuk është në grumbullimin e pasurisë, e as në ngritjen në pozita e as në bollëkun e të mirave të kësaj bote. Sa ka nga njerëzit të cilët i posedojnë këto gjëra, ndërsa jetojnë në frikë, pikëllim, probleme psikike, depresion, nuk e gjejnë qetësinë e duhur. Lumturia është kur njeriu jeton i qetë, i pastër në shpirt, i qetë me zemrën e tij.

Besimi në Allahun i sjell njeriut dashurin për Krijuesin e tij dhe dashuri ndaj begative të Krijuesit të tij. Besimtari e do Kuranin sepse është begati e Allahut për njeriun. E do Pejgamberin e Tij sepse ai është i cili na ka mësuar si ta besojmë Krijuesin ton. Besimtari i do njerëzit e mirë sepse Allahu i do të mirët. Besimtari gjatë lutjeve që i bënë e thotë edhe këtë: “ O Zot më furnizo me dashurinë tënde, dashurin e atij i cili të do, dhe bëje dashurinë ndaj Teje më të dashur se uji i ftohët në vapën e madhe”.

Besimi në Allahun i sjell njeriut siguri dhe rehati shpirtërore. Sepse njeriu nëse beson në Allahun ndien një siguri në shpirtin e tij. Allahu thotë: “Allahu zbriti qetësinë e Tij në zemrën e të Dërguarit të Tij dhe të besimtarëve e i bëri ata të mbështeten fort në fjalën e përkushtimit (ndaj Allahut) ( fet’h 26).

Besimi në Allahun ndikon në tejkalimin e sprovave që e godasin njeriun. Allahu ka treguar se si imani besimtarin e bënë të fortë në sfidat dhe problemet e jetës. Për këtë besimtarin kur e godet ndonjë fatkeqësi thotë “ LA HAVLE VE LA KUVVETE ILA BIL-LAH”. ( nuk mund ta ndryshoj gjendjen ndonjë forcë përveç Allahut). Gjatë sprovave besimtarin e dëgjon duke thënën fjalën “ INNA LILAHI VE INNA ILEJHI RAXHIUN” ( të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi). Besimtarin në këto momente e gjen duke përsërit fjalën e tij: “ HASBUNALLAHU VE NI’MEL VEKIL” ( më mjafton Allahu sa mbështetje e mirë është mbështetja në Të). Për këtë besimtarët i gjen njerëzit më durimtarët në sprova, dhe më së shumti që kanë stabilitet në këto momente. Ndërsa ata të cilët nuk besojnë në Allahun i sheh njerëzit që më së paku kanë durim në sprovat e tyre. Nuk kanë stabilitet gjatë sfidave të kësaj bote. Për këtë numri i vetëvrasjeve është shumë më i madh në ato vende ku mungon besimi dhe bindja në Allahun.

Një shoqëri pa besim në Allahun i ngjanë një vendit malorë, një xhungël ku jeta në këtë vend i takon më të fortit e jo më të mirit dhe më të merituarit.

Besimi në Allahun i ndihmon njeriut në veprim dhe prodhim në këtë botë sepse e din se shpëtimi në botën tjetër varet nga veprimi dhe angazhimi i tij në këtë botë.

Besimi në Allahun përmirëson shoqërinë në përgjithësi. Nuk ka përmirësim të shoqërisë për derisa nuk mbjellim te ta besimin në Allahun dhe bindjen në Të. Nuk mundë të jetë i mirë për shoqërinë përveç ai i cili është i mirë për Krijuesin e tij./rajonipress/