Besimtarët do ta shohin Zotin e tyre!

Besimtarët do të përjetojnë kënaqësi të shumta në këtë botë, ndërsa në botën tjetër do të përjetojnë ato që nuk i kanë imagjinuar dhe ato kënaqësi janë të pa fundme.
Po kënaqësia më madhështore është kur ta shohin Zotin e tyre.
Pejgamberi(alejhi salatu ve selam) ka thënë:”Vërtet, ju do ta shihni patjetër Zotin tuaj, ashtu siç e shihni hënën në natën e bedrit(katërmbëdhjetë), duke mos u shtyr me njëri-tjetrin gjatë shikimit të Tij…”(Buhariu dhe Muslimi).
Këtë e arrijnë ata besimtarë që kanë ambicie të larta, garojnë në punë të mira dhe shpresojnë takimin me Allahun.

Allahu na bëftë prej tyre!

Hoxhë Fadil Musliu