Nënpresidentja e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan, sot bëri betimin si presidente, duke u bërë gruaja e parë që drejton këtë vend të Afrikës Lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Tanzanisë John Magufuli vdiq dy ditë më parë në moshën 61-vjeçare.
Hassan, e cila mori detyrën pas vdekjes së Magufuli-t më 17 mars, u bë gruaja e parë presidente në historinë e vendit.
“Jemi të fortë si komb dhe do të vazhdojmë aty ku e la udhëheqësi ynë Magufuli”, theksoi Hassan.
Duke deklaruar se vendi po kalon një periudhë të vështirë, Hassan bëri thirrje për unitet dhe solidaritet.
Ajo shtoi se ceremonia përkujtimore për Magufuli-n do të mbahet në katër qytete, Dar es Salaam, Dodomi, Mwanzi dhe Geiti. Hassan shtoi se varrimi i ish-presidentit do të bëhet më 25 mars në Chat.