Çmimi i gazit natyror në kontratat e tetorit në Evropë ka rënë në 187 euro për megavat-orë të premten së bashku me shtimin e depozitimit në objektet e ruajtjes së gazit natyror të Evropës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga “Gas Infrastructure Europe”, shkalla e mbushjes së depozitave nëntokësore të gazit natyror në vendet e Bashkimit Evropian ka shkuar mbi 85 për qind nga e hëna.
Çmimet e gazit natyror, të cilat u mbyllën me rreth 214 euro për megavat-orë të enjten, ranë me 12.6 për qind në 187 euro të premten.