Rtv Pendimi
Lajme

Bie numri i bizneseve të reja në prodhim dhe bujqësi

Numri i bizneseve të reja ka shënuar rënie në Kosovë gjatë vitit 2017, përkundër lehtësimit të procedurave për fillimin e biznesit. Kështu thuhet në raportin e Stabilitetit Financiar të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, ku del se numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ka rënie vjetore prej 11.5%, që figurojnë të regjistruara vetëm 9.223 biznese të reja.

Sektorët që kanë shënuar më së shumti rënie në numrin e bizneseve të regjistruara janë prodhimi dhe tregtia me pakicë e shumicë, e pas tyre edhe bujqësia.

Por rënien e numrit të bizneseve nuk e konsideron instrument matës për shëndetin e një ekonomie, ekonomisti Naim Gashi.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se ekonomia në Kosovë është e bazuar në punët e kontraktuara nga shteti në nivel lokal dhe qendror dhe nuk ka konkurrencë fer. “Gjithkund në botë çdo ditë themelohen dhe shuhen biznese. Ekonomia jonë fatkeqësisht është e bazuar në punët e kontraktuara nga shteti në nivel lokal dhe qendror dhe fatkeqësisht nuk kemi një konkurrencë fer ndërmjet tyre. Bizneset të afërta me pushtetin në të gjitha nivelet zakonisht kanë qasje më të lehtë në treg, për dallim nga ato që nuk i posedojnë këto lidhje”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, më shqetësues është fakti që ka rënë numri i bizneseve në sektorin e prodhimit dhe bujqësisë, sepse këta sektorë ndikojnë drejtpërdrejt në prodhimtarinë vendore dhe uljen e varësisë nga importi.

“Zvogëlimi i numrit të bizneseve në sektorin e prodhimit dhe bujqësisë është shqetësues, për faktin se ato ndikojnë drejtpërdrejt në prodhimtarinë vendore dhe uljen e varësisë nga importet. Sektori i prodhimit dhe bujqësisë është edhe bartës i krijimit të vendeve të reja të punës për të cilat ekonomia jonë ka shumë nevojë”, ka përfunduar Gashi.

Po ashtu, ka një përmirësim në numrin e bizneseve të mbyllura.

Sipas këtij raporti të publikuar nga BQK, numri i ndërmarrjeve që nuk kanë arritur ti mbijetojnë tregut ka rënë në 1623 nga 2360 ndërmarrje të mbyllura sa ishin një vit më parë./Indeksonline/

Të ngjajshme

Kosova pranon donacion nga Jordania për menaxhimin e COVID-19

Kushtrim Guraj

Kompanitë turke prodhojnë mini-tank pa ekuipazh

Kushtrim Guraj

BE ndihmon Kosovën me donacion në vlerë 800 mijë euro në përballjen me COVID-19

Kushtrim Guraj

“Franca luan lojë të rrezikshme në Libi”

Kushtrim Guraj

Rama: Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte

Kushtrim Guraj

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, do të jap dorëheqje

Kushtrim Guraj

Turqia kreu operacionin më të madh kundër drogës

Kushtrim Guraj

BIK vendos: Anulohet haxhillëku

Kushtrim Guraj

Hoti: Liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU