1 kg biftek
4 patate
djathë që shkrihet (kaçkavall, mocarela, etj)
2 gota qumësht
arrë myshku
Kripë, piper, pak gjalp.
vaj ulliri
I skuqim biftekët në vaj të nxehur më parë. I hedhim të gjithë në një tigan të madh. I lemë në zjarr të ulët në ujin që do nxjerin nga skuqja. Pasi e kanë pirë ujin i heqim dhe i shtrojmë në tavë, hedhim yndyrën që ka mbetur në tigan mbi biftek, hedhim kripë, piper dhe i mbulojmë me letër alumin. Ndërkohë përgatisim purenë, ziejmë patatet dhe i shtypim, hedhim 2 lugë gjalp, kripë, piper, arë myshku dhe qumësht. E përziejmë masën dhe e hedhim mbi mish, e pjekim për 20 minuta në 200 C, pasi ka marë shtresë të kuqe e heqim, hedhim djathin dhe e vemë edhe 5 minuta sa të shkrijë djathi. E lemë të ftohet pak dhe e presim.