Rtv Pendimi

Biftek perimesh me patate

artikuj

Përbërësit:

 

½ kg patate,

100 gr spinaq të ngrirë,

100 gr, djathë kaçkavall,

2 kokrra vezë,

1 Karrotë ,

Galete(Bukë e thatë e thërrmuar),

2-3 Lugë gjelle fara susami,

Kripë, dhe

Piper i zi.

Përgatitja 

Pastrojme mirë patatet me gjithë lëkurë dhe i ziejmë për 20-25 minuta së bashku me karotën derisa të zbuten plotësisht. I kullojmë, i qërojmë dhe akoma të nxehta i shtypim me ndihmën e një piruni derisa të bëhet pure. 

Ziejmë spinaqin për 3 minuta në ujë pa kripë. E shtrydhim më pas dhe e presim shume hollë. Eliminojmë ujin e mbetur dhe e vendosim në tigan për 2 minuta. 
Në një enë të madhe bashkojmë purenë e patateve me spinaqin, karotën dhe shtojmë 1 kokërr vezë, djathin parmixhano te grirë, pak kripë, piper të zi dhe i përziejmë derisa të homogjenizohen. 

Nëse përbërja rezulton e ujshme i shtojmë pak galetë (buke e thekur e copëzuar). Me brumin e përftuar formojmë sfera të vogla sa një arrë. I kalojmë në vezë të rrahur. Më pas në galetën e bashkuar me farat e susamit. 

I skuqim kroketat në vaj shumë të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë dhe i vendosim në një pjatë te shtruar me letër thithëse në mënyrë që të thithet vaji i tepërt. I shërbejmë të vendosura në gjethe sallate jeshile dhe i shoqërojmë me peshk ose me vezë të ziera. Ju befte mire. 

TË NGJAJSHME