Rtv Pendimi

Bifteke te mbushur me veze

500 gr mish i grire
1 koker veze
100 gr buke e thekur (e shtypur frigania)
1 kokerr qepe e madhe
2 thelpinj hudher
Rigon, kripe, majdanos

Zjejme per 6 minuta vezet

– Ne nje ene shtojme mishin e grire, qepen e grire ne rende, hudhren te grire ne rende, vezen, kripen, rigonin, buken e thekur ne mungese te bukes te thekur shtoni buke te zakonshme, qe me pare e zbutim me uje dhe e shtrydhim mire) punojme masen me duar dhe e leme pak ne frigorifer.

-Qerojme vezet, marim ne doren nga masa e mishit te grire, e hapim me duar, ne mes vendosim vezen dhe e mbledhim deri sa mos duket veza.

-Vazhdojme me radhe deri sa te mbarohet masa me mish te grire.

-Ne tigan shtojme vaj, rreth dy gisht ne tigan, ne zjarr jo shume te larte.

– Lyjme bifteket e mbushur me veze te rrahur, me pas i kalojme dhe ne frigania te shtypur (buke te thekur) i skuqim tre e nga tre ne te gjitha anet. Ju befte mire/kuzhina.al

TË NGJAJSHME