Rtv Pendimi
Lajme

BIK shkarkon Irfan Krasniqin nga pozita e kryetarit të degës së Mitrovicës, emëron kryetarin e ri Enis Ramën

Bashkësia Islame e Kosovës dega në Mitrovicë ka një drejtues të ri, pasi që kryetari paraprak, Irfan Krasniqi, është shkarkuar nga pozita e tij, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Institucioni fetar islam pasi ka shkarkuar Irfan Krasniqin, në pozitën e kryetarit të BIK-ut dega Mitrovicë ka caktuar Enis Ramën, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, të cilat do të duhej të mbaheshin tashmë, por që për shkak të përplasjeve janë shtyrë për më vonë.

Gazeta Online Veriu.info ka mësuar nga burimet e saj se Irfan Krasniqi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të BIK dega në Mitrovicë për shkak të parregullsive me kontratat e punës së punëtorëve të institucionit, problematikë kjo që vazhdon nga viti 2018, ku të punësuarit nuk posedojnë kontrata pune.

Në një prononcim për Gazetën Online Veriu.info sekretari i BIK dega në Mitrovicë, Izet Feka, ka thënë se në këtë pozitë pas shkarkimit të Irfan Krasniqit është emëruar Enis Rama.

Sipas tij ish kryetari Krasniqi ndër të tjera ka kërkuar që të hapet arka e BIK dega në Mitrovicë për të kontrolluar gjendjen e saj dhe për të vërtetuar rrjedhën e mjeteve financiare. Sekretari Feka ka thënë se kjo arkë nuk është hapur tani e 10 vite.

Veriu.info ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava, por që i njëjti nuk është përgjigjur.

Zgjedhjet e reja në degën e Mitrovicës pritet të mbahen brenda dy muash, pasi që ato nuk janë mbajtur me kohë për shkak të përplasjeve mes nivelit qendror të BIK-ut dhe degës së saj në Mitrovicë.

Kujtojmë që në vazhdimësi kryetari aktual i BIK-ut, Naim Tërnava, është kritikuar për kapjen e këtij institucioni fetar dhe dirigjimeve që i jep për vartësit e tij nëpër qytetet e Kosovës.

Madje edhe zgjedhjet e fundit në BIK ku zgjodhën Tërnavën edhe për një mandat janë kritikuar nga zëra të shumtë brenda këtij institucioni, duke i cilësuar ato si jo korrekte dhe të kapura nga Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

Të ngjajshme

Kosova pranon donacion nga Jordania për menaxhimin e COVID-19

Kushtrim Guraj

Kompanitë turke prodhojnë mini-tank pa ekuipazh

Kushtrim Guraj

BE ndihmon Kosovën me donacion në vlerë 800 mijë euro në përballjen me COVID-19

Kushtrim Guraj

“Franca luan lojë të rrezikshme në Libi”

Kushtrim Guraj

Rama: Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte

Kushtrim Guraj

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, do të jap dorëheqje

Kushtrim Guraj

Turqia kreu operacionin më të madh kundër drogës

Kushtrim Guraj

BIK vendos: Anulohet haxhillëku

Kushtrim Guraj

Hoti: Liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU