Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), duke iu drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI) dhe kryeministrit Albin Kurti, ka kërkuar që të lejohet bartja e shamisë në shkolla.
Në njoftimin e BIK-ut thuhet se kjo është një kërkesë e kamotshme e cila nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale.
“Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë”, thuhet tutje në komunikatën për media.