Screenshot_4-10-780x439

BIK-u organizon konferencë shkencore kushtuar ish-myftiut Rexhep Boja

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) do të organizojë një konferencë shkencore në nder të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të shquar, Rexhep Boja, i cili ndërroi jetë në shtator të vitit 2021.

Konferenca, e titulluar “Myftiu dr. Rexhep Boja – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”, do të mbahet më 18 dhe 19 tetor në Prishtinë.

Ramadan Shkodra, drejtori për Kulturë dhe veprimtari botuese në BIK, ka bërë të ditur detajet rreth konferencës. Ai theksoi se dita e parë, më 18 tetor, do të përfshijë seancën hapëse, ku do të marrin pjesë prijës të lartë të shtetit, udhëheqësit e BIK-ut dhe mysafirë të ftuar posaçërisht për këtë ngjarje.

Në ditën e dytë, më 19 tetor, do të zhvillohet pjesa shkencore, ku rreth 33 studiues dhe kumtues do të prezantojnë punimet e tyre për kontributin e doktor Bojës.

“Kryesia e BIK-ut janë që vjen, më datë 18 dhe 19 tetor, organizon konferencë shkencore kushtuar, ish-myftiut tonë, vizionari dhe diplomatit tonë të shquar Rexhep Boja. Konferenca është dy ditore, ditën  premte –dita e parë –do të jetë seanca hapëse, ku do ë marrin pjesë prijësit më të lartë të vendit, udhëheqësit e BIK-ut dhe mysafirë të ftuar enkas për këtë konferencë”.

“Ndërsa ditën e tyre, të shtunën, është pjesa shkencore, pjesa tematike, kur pritet, kontributi i doktor Bojës në krye të BIK-ut dhe në funksion të shtetësisë dhe diplomacisë të Kosovës të trajtohet nga rreth 33 studiues dhe kumtues me kumtesa dhe kontribute të ndryshme. Ku do të vihet në pah kontribut i doktor Bojës, vizioni dhe arritjet që ka shënuar në qoftë për BIK-un gjatë viteve të ’90-ta, koordinimi me udhëheqësit e atëhershëm të vendit. Qoftë kontributi i tij në arsim, edukim dhe diplomaci”, ka thënë Shkodra.