BISEDA ME LOTIN

Një ditë nga ditë fillova të qaj nga gjynahet e shumta dhe të mirat e pakta, dhe nga syri më doli loti dhe më tha: Çka ke o robi i Allahut?

I thash: Po kush je ti?!

Më tha: Unë jam loti jot!

E pyeta: Po ty, kush të nxori?!

Mu përgjigj: Nxehtësia e zemrës sënde!!  –I habitur e pyeta: Nxehtësia e zemrës sime?!! Po kush e ndezi zemrën time me zjarr?!

Gjynahet dhe mëkatet e tua, mu përgjigj!

Po a ndikon gjynahu në nxehtësinë e zemrës sime?!  –Mu përgjigj: Po si jo. A nuk e ke lexuar lutjen e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “O Zoti im, më pastro nga gjynahet e mia me ujë, akull dhe borë”.            Mëkatet e robit  e ndezin zemrën me flakë, kurse zjarri nuk fiket përveç se me ujë të ftohët apo akull apo me borë.

I thash: Unë po ndjej në shpirt ngushtësi dhe mërzi.

Më tha: Kjo vjen si pasojë e gjynaheve të cilat janë të rrezikshme për njeriun, për këtë arsye pendohu o robi i Allahut!

Iu ankova dhe i thash: Në zemër gjej ngurtësi, ti si dole nga syri im?!

Kjo vjen nga vet natyrshmëria e shpirtit, o robi i Allahut!!

Po cili është shkaku i ngurtësisë që e gjej në zemrën time?!

Më tha: Dashuria ndaj dynjasë dhe të kapurit për të. Dynjaja është sikurse gjarpri, të habit butësia e tij, kurse të mbyt helmi i tij. Njerëzit kënaqen me butësinë e dynjasë, kurse nuk e vërejnë helmin e saj vrasës.

I thash: O loti im, sqaroma qëllimin e helmit të dynjasë?!

Mu përgjigj: Epshet e ndaluara, gjynahet dhe mëkatet dhe pasimi i shejtanit … kush e shijon helmin e saj, helmohet zemra e tij.

E pyeta: Po si ta pastrojmë zemrën nga helmet e ndryshme?!

Mu përgjigj: Me pendim të vazhdueshëm kah Allahu i Madhëruar … dhe me udhëtim kah vendet e pendimit dhe të penduarve nga gjynahet e tyre.

Allahu i Madhëruar me një hadith të shenjtë (kudsij) thotë: “O biri i Ademit, derisa të më lutesh Mua dhe të kërkosh nga Unë (falje), Unë do të fal!

O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri në qiell, nëse kërkon falje nga Unë,  Unë do të fal!

O biri i Ademit, nëse vjen te Unë me mëkate sa toka, pastaj më drejtohesh duke mos më bërë shok (në adhurim) Unë do të dhuroj falje po aq të madhe!”.

O Zoti jonë, na i fal mëkatet dhe na mëshiro dhe në fenë Tënde na përqendro.

Nga arabishtja. Irfan JAHIU