Bisedimet Kosovë-Serbi do të rifillojnë më 15 qershor në Bruksel

Bisedimet Kosovë-Serbi do të rifillojnë më 15 qershor në Bruksel

Më 15 qershor do të mbahet raundi i ri i bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës të cilat vazhdojnë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) që nga viti 2011, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, në një konferencë për media tha se “raundi i ri i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës do të zhvillohet javën e ardhshme të martën në Bruksel”.

Në takim do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Stano theksoi se agjenda do të jetë e fokusuar në çështjen se si “do të përparohet në të ardhmen” për shkak se Kurti do të marrë pjesë për herë të parë në bisedime.

Gjithashtu Stano shprehu shpresë që raundet të cilët vazhdojnë prej vitit 2011 të përfundojnë me një marrëveshje normalizimi gjithëpërfshirëse edhe me vazhdimin e angazhimeve të të dy vendeve.