Piqni dhe merrini me vete – sepse biskotat më të mira janë ato shtëpiake!
Përbërësit:
– 100 g miell integral,
– 85 g kokos (miell kokosi),
– 85 g miell të trashë tërshëre apo ndonjë miell tjetër,
– 70 g sheqer të kafenjtë,
– 2 lugë kakao,
– 1 banane e pjekur,
– 1 lugë mjaltë,
– 4-5 lugë lëng portokalli,
– 1 lugë e vogël sodë buke,
– 2 lugë ujë të nxehtë.
Përgatitja:
Ndizeni furrën në 180 gradë celsius, përzieni miellin, kokosin, miellin e tërshërës (sipas dëshirës imtësojeni pak) dhe sheqerin.
Shtypni bananen, shtoni një lugë mjaltë dhe lëng portokalli.
Zbërtheni sodën e bukës në 2 lugë ujë të nxehtë dhe shtojani bananes së shtypur, shtoni përbërësit e njomë në përbërësit e thatë dhe përzieni derisa të bëhet masa e njëjtë.
Me lugë nxirrni përbërjen dhe bëni toptha të mëdhenj dhe qitni në tepsi në të cilën keni vënë letër për pjekje dhe shtypni pak që të bëhen më të sheshtë.
Piqni në furrën e nxehur 10 – 15 minuta, transmeton RTV Pendimi.