Rtv Pendimi

BISKOTAT DËMTOJNË KUJTESËN

Biskotat dhe ëmbëlsirat mund të dëmtojnë kujtesën tuaj pavarësisht moshës tuaj.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se yndyrnat që mund të gjendën tek biskotat, ëmbëlsirat dhe ushqimet e përpunuara mund të kenë një ekeft të dëmshëm mbi kujtesën. Të tilla yndyra, të cilët përdoren edhe në restorante për të përmirësuar shijen apo cilësinë, nga ana tjetër japin efekt negativ për kujtesën.

Një studim i kryer me 1000 njerëz të shëndoshë të moshave nën 45 – vjeç, vërtetoi se ata të cilët konsumonin yndyrën, kishin rezultate më të këqija se ata të cilët i qëndronin larg konsumit të ushqimeve me yndyrë.
Nga pikëpamja shëndetësore konsumimi i yndyrës është i lidhur më shumë me peshën e madhe të trupit, si dhe me rrezikshmërinë që mund të kenë sëmundjet e zemrës.

Ekipi mjekësor në këtë rast ka studiuar vetëm personat të cilët nuk kanë qenë të diagnostikuar me sëmundjet e zemrës. Para se të merrnin pjesë në këtë studim, atyre u është kërkuar që të plotësojnë një pyetësorë diete, ku vihej re dhe se çfarë konsumonin.

Yndyra veç të tjerave konsiderohet si shkaku më i keq për sëmundjet e zemrës. Industria ushqimore në Britani, vitet e fundit ka reduktuar ose eliminuar, prodhimet të cilat mbajnë shumë yndyrë.
Administrata “Food and Drug”, është duke marrë masa të mëtejshme për të reduktuar sasinë e yndyrnave në furnizimin e ushqimeve në SHBA.

TË NGJAJSHME