BlackBerry sjell modelin Rio në muajin prill?

Vitin e kaluar kishte filluar të flitej për modelin e ri të telefonit, BlackBerry Rio, ndërsa tani duket se telefoni mobil i kompanisë kanadeze është afër përgatitjes dhe do të debutojë në muajin prill.

Sipas burimeve të shumta për BlackBerry Rio thuhet se telefoni do të vijë me një ekran 5 inç në HD me një rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve.

Karakteristikat e tjera që thuhet se do të jenë pjesë e BlackBerry Rio përfshijnë edhe procesorin dual core Snapdragon me 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme për ruajtjen e të dhënave dhe një port microSD card për zgjerim të hapësirës së brendshme.

Rio thuhet se do të përfshijë edhe rrjetet WiFi, Bluetooth, 4G LTE dhe baterinë me 2000 mAh, kamerën e përparme me 2MP dhe një kamerë të pasme me 8MP. (Telegrafi)