Rtv Pendimi

Blockchain – teknologjia për zgjidhjen e problemeve botërore

Njerëzit thonë se Bitcoin dhe monedhat e tjera digjitale janë e ardhmja e parave. Sipas disa të dhënave paratë që përdorim sot shumë shpejtë mund të dalin nga përdorimi dhe do të zhduken, ndërsa monedhat digjitale si Bitcoin do të jenë gjithçka që nevojitet për të kryer pagesat e përditshme.

Kur flasim për monedha digjitale, ne gjithashtu duhet të njohim teknologjinë blockchain, e cila është një libër digjital i pakorruptueshëm i transaksioneve ekonomike që mund të programohen për të regjistruar jo vetëm transaksione financiare, por pothuajse çdo gjë me vlerë. Pra, në thelb përdoret për të kryer transaksione në valutë.

Për të shpjeguar më hollësisht rreth kësaj teknologjie në KosICT i ftuar do të jetë specialisti dhe implementuesi Peter Gelardi Mikkelsen.

Mikkelsen i cili aktualisht punon në Zap, Shoqata e IT-së Nordike, Blockchain Technologies Corporation, beson se teknologjia blockchain ka potencialin për të zgjidhur disa nga problemet më të mëdha të botës.

Për më shumë informata bëhuni pjesë e konferencës ose vizitoni webfaqen : http://kosict.com/

TË NGJAJSHME