Blog one column
Page: 108
Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kur dëshiron të lexosh Kur’anin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar, sepse, në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre. Pushteti i djallit është vetëm mbi ata, që i binden atij dhe adhurojnë zota të tjerë veç Allahut”. […]
Një delegacion i lartë i Dijanetit të Turqisë i udhëhequr nga zv/ kryetari Selim Argun, po vazhdon ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë. Nën shoqërimin e Kryeimamit të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, zv/kryetari i Dijanetit të Turqisë vizitoi Medresenë e Mesme “Alauddin” me seli në Prishtinë. Argun u prit nga drejtori i kësaj shkolle, […]
Zëvendëskryetari i Dijanetit të Turqisë, dr. Selim Argun, në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, i shoqëruar nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, ku u mirëprit nga kryetari i këtij Këshilli, Besim ef. Berisha. Kryetari Berisha e falenderoi mysafirin për […]
NJË SHEMBULL I VEÇANTË! Ky është h. Rexhep Hajredini nga fshati Kuk, i cili tani është 97-vjeç, kurse detyrën e mejzinit në fshatin Kuk e kryen vullnetarisht që 40-vjet. Zoti xh.sh. i dhashtë shëndet, ndërsa për këtë kontribut të tij, e shpërbleftë me të mirat e Tij në dynja e ahiret. Marrë nga Hoxhë Kasam […]
Falënderimi i takon vetëm Allahut, i cili i shumëfishon veprat, i falë mëkatet dhe e pranon pendimin e robit. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit. O muslimanë, së pari […]
Pyetja: Çka është risku? *** Përgjigjja: Allahu i jep risk kujt të dëshiron. Po të pysim shumicën e muslimanëve se çka është risku, do të thoshin: “Të kesh xhepat e mbushur me para.” Po çka diçka tjetër? Të hamë, të pijmë. A kaq është risku? Jo, kjo është kuptim i ngushtë i riskut. Ndërsa kuptim […]
Zëvendëskryetari i Dijanetit të Turqisë, dr. Selim Argun, vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame, ku u prit nga dekani i këtij Fakulteti, dr. Islam Hasani, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe e falënderoi për vizitën. Dr.Selim Argun, mbajti një ligjeratë para studentëve të FSI-së me temë: “Vakëfet në qytetërimin islam nga e kaluara në të ardhmen”. […]
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim zëvendëskryetarin e Dijanetit të Turqisë, prof. Selim Argun, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me historikun dhe organizimin e institucionit të BIK-ut, si dhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet BIK-u. Myftiu […]
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava së bashku me zëvendëskryetarin e Dijanetit të Turqisë, Selim Argun, panë nga afër punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Myftiu i Kosovës e njohu për së afërmi zv/kryetarin e Dijanetit për punimet e ndërtimit të xhamisë, për pamje që do të merr pas ndërtimit kjo […]
Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës ka reaguar edhe KFOR-i duke kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që çështjet t’i zgjedhin përmes dialogut. Në njoftimin e KFOR-it thuhet se rruga e vetme drejt paqes së qëndrueshme është që Beogradi dhe Prishtina të zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një […]