Blog one column
Page: 21
Allahu i dhuroi robërve të Tij shumë begati, e ndër begatitë më madhështore, është begatia e udhëzimit në këtë fe! Me meritat e Tij u udhëzuan të udhëzuarit, dhe me drejtësinë e Tij devijuan të devijuarit. Allahu thotë: “Disa Ai i ka udhëzuar në rrugë të drejtë, kurse disa të tjerë e kanë merituar humbjen”. […]
O robër të Allahut, frikojuni Allahut i Cili ju krijoi dhe përsosi dhe ju formësoi në formën më të bukur që Ai dëshiroi: “O ti njeri, po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë? I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!”. […]
* Faraoni ishte ndër zullumqarët më të mëdhenj që Allahu ia përshpejtoi dënimin dhe na lajmëroi për fundin e tij. Ai tejkaloi çdo kufi, i shtypi mizorisht bijtë e israilit dhe e arriti kulmin e arrogancës: “Unë jam zoti juaj më i lartë!” (En Naziat, 24) Dhe tha: “Unë ju tregoj vetëm atë që shoh…” […]
Ai i cili sprovohet me varfëri dhe fukarallëk lumturinë e sheh në pasuri dhe tek pasanikët, ai i cili sprovohet me sëmundje dhe ligështi lumturinë e sheh në shëndetin e trupave dhe në shërimin e organeve, ai i cili sprovohet me padrejtësi dhe që nuk mundet t’i merr të drejtat e veta, lumturinë e sheh […]
Padrejtësia pikënisjen e ka fëlliqësirë dhe fundin të keq. Është vendburim i shëmtive dhe të këqijave, i ha të mirat, e zhduk bereqetin, sjell keqardhjen dhe mbjell armiqësi. Sa herë që përhapet në një popull, atë e shkatërron, dhe, sa herë që përfshin një tokë, atë e asgjëson. Sikur një mal të bëhej i padrejtë […]
Prej ligjeve të Allahut në shoqëri dhe popuj, si dhe në jetë në përgjithësi, është “ligji i ndryshimit”. Me ligjin e ndryshimit nënkuptojmë që Allahu e ndryshon gjendjen e shoqërive dhe popujve nga një gjendje në tjetrën, në përputhje me rregullat dhe ligjet e pandryshueshme hyjnore. Ndryshimi është ligj i përgjithshëm në orbitë dhe në […]
Pasi të fillojnë konfliktet mes njerëzve dhe pasi të ndërrohen rolet e dominimit mes tyre, fundi do t’u takojë besimtarëve, duke i bërë përfaqësues në Tokë. Me fjalën “përfaqësues” nënkuptohet fitorja dhe përforcimi i besimtarëve në Tokë: “Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i […]
Pas konfliktit mes pasuesve të së vërtetës dhe së kotës, ose mes pasuesve të së kotës ndërmjet vete, vjen ligji i ndërrimit, e në atë rast dominimi nuk qëndron vetëm te njëra palë, por ai ndërrohet. Pra, nganjëherë dominimi i takon njërës palë, nganjëherë palës tjetër, siç thotë Allahu: “Nëse ju ka goditur ndonjë plagë, […]
Ligji i konfliktit mes së mirës dhe së keqes nënkupton atë të mundjes dhe luftës mes njerëzve, mes së mirës dhe së keqes, mes së vërtetës dhe së kotës, mes një populli dhe një populli tjetër. Ligji i konfliktit mes njerëzve është ligj hyjnor konstant qëkurse Allahu e krijoi njeriun dhe vazhdon të jetë aktiv […]
Allahu thotë: “Para jush kanë kaluar shumë shembuj (popujsh nga ndjekësit e profetëve që u ndodhi ajo që po ju ndodh edhe juve). Prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si ishte fundi i atyre që i përgënjeshtruan profetët. Këto janë lajme të qarta dhe udhërrëfyese për të devotshmit.” (Ali Imran, 137-138) Allahu krijoi çdo krijesë […]