Blog one column
Page: 32
Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, kërkoi “t’i jepet fund vrasjes së pakuptimtë të fëmijëve” pas sulmit ajror izraelit mbi tendat që strehonin njerëzit e zhvendosur në Rafah, raporton Anadolu. “Imazhet e fëmijëve të djegur dhe familjeve që dalin nga tendat e bombarduara në Rafah na tronditin të gjithëve. Vrasja e raportuar e fëmijëve të […]
Kuvendi i Kosovës ka marrë statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, transmeton Anadolu. Në takimin e Asamblesë që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, shumica e vendeve kanë votuar për avancimin e Kosovës në këtë organizatë, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, […]
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vendi pritet t’i ketë rreth 1.6 milionë banorë me regjistrimin e ri të popullsisë apo rreth 150 mijë më pak se sa në regjistrimin e fundit të vitit 2011, raporton Anadolu. Në konferencën e fundit për media, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, vlerësoi se […]
Me ecjen pas gjurmëve të grave më të mira që jetuan në kohën më të mirë, në periudhën më të mirë, u edukuan në shtëpinë më të mirë, shtëpinë e profetësisë, gruaja muslimane është gruaja më e lumtur në mesin e grave tjera. Allahu grave që jetuan në shtëpinë e profetësisë ua ngriti pozitat, ua […]
Një numër i madh kolonësh izraelitë të paligjshëm hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar sot, transmeton Anadolu. Agjencia shtetërore e lajmeve Wafa tha se të paktën 115 kolonë të paligjshëm bastisën kompleksin nga zona e Portës Al-Mugharbah, në perëndim të xhamisë. Shumë besimtarëve palestinezë iu ndalua hyrja në […]
Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar në Qeverinë e Kosovës me kryeministrin Albin Kurti, transmeton Anadolu. Siç bëhet e ditur në njoftimin për media të KFOR-it, Ulutaş ka thënë se autoritetet e Kosovës duhet të shmangin veprimet e njëanshme që përkeqësojnë tensionet, pas operacionit të policisë ndaj […]
O muslimanë, vesvesja është prodhimi i Iblisit, vepra dhe mjeti i tij, për ta devijuar të birin e Ademit. Me vesvese i sulmon dhe i gjuan, ata që i bën të adhurojnë Allahun me dyshime, iluzione dhe supozime, derisa u hedh në kokë mendime të liga dhe iluzione dhe bien në depresion dhe gjendje shqetësuese. […]
Krerë të institucioneve të larta në Kosovë kanë mirëpritur miratimin e rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) që 11 korriku të shpallet si “Dita e përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës”, transmeton Anadolu. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se me miratimin rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë kërkuar drejtësi në 25-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, në Komunën e Istogut, transmeton Anadolu. Presidentja Osmani tha se pushteti gjenocidal i Serbisë vrau brenda burgut të Dubravës të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik. “Kjo masakër shpërfaqi sikur edhe në shumë […]
Përgëzim, i gëzuar nga diçka, lajmi i mirë! Këto janë fjalë që kuptimi i tyre përçon shpresë, e shërojnë humbjen e shpresës dhe dëshpërimin, janë faktor i bindjes në premtimet e Allahut dhe i largojnë brengat dhe mërzitë. Përgëzimi në përgjithësi nuk vjen vetëm se për të mirë, kurse për të keqen vjen atëherë kur […]