[There are no radio stations in the database]

Blog one column

Page: 90

Më 11 mars 2023, Qendra Islame Shqiptare në Renens, me një program të begatshëm kujtoi historinë e themelimit dhe rrugëtimit të saj brenda tri dekadave. Në këtë eveniment mori pjesë edhe delegacioni i BI-së së Kosovës, i përbërë nga Ekrem ef. Simnica, drejtor i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut dhe Hetem ef. Sopjani, kryetar i […]

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë: “Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, mos ta dëmtojë fqinjin e tij, kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin e tij, kush beson në Allahun […]

Nën organizimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë, sot, në një atmosferë festive me këndimin e tekbireve, në fshatin Sadovinë të Jerlive, u përurua xhamia e re. Ky manifestim, ashtu siç e do rendi, filloi me leximin e pjesëve nga Kurani fisnik. Në këtë manifestim morën pjesë besimtarë të shumtë të fshatit dhe prijësit […]

Ibën El-Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Allahu e ndaloi të folurit për Allahun pa dije në fetva dhe gjykim. Këtë e llogariti prej mëkateve të mëdha, madje prej atyre më të mëdhave. Allahu thotë: “Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin […]

Pyetja: Me çfarë etike duhet pajisur agjëruesi? *** Përgjigjja: Elementët kryesorë të etikës ose mustehabet e agjërimit janë këto: Ngritja në syfyr. I Dërguari i Allahut ﷺ, në një hadith ka thënë: “Ngrihuni në syfyr se në ngritjen dhe në ngrënien në syfyr ka bereqet!” Kurse në një hadith tjetër ka thënë kështu: “Fuqizojeni agjërimin […]

Dhoma origjinale e ndejës së shtëpisë Qerkezi nga Gjakova është lëvizur për herë të parë në Prishtinë, aty ku në Muzeun Etnologjik të Kosovës është kthyer përkohësisht në një ekspozitë të hapur për qytetarët, raporton Anadolu. Gjashtë karrike dhe një tavolinë mbi të cilën qëndrojnë gjashtë racione ushqimi dhe gjashtë lugë, pret në heshtje “shurdhuese” […]

Jahja ibën Muadh ka thënë: “Kush i kënaq gjymtyrët në gjynahe, veçse i ka mbjellë vetes pemën e keqardhjeve.” Abdusamed Ez-Zahid thotë: “Kush nuk e kupton që pasionet, janë kurth ai është i mashtruar.” Njohja e dëmit, dhembjeve dhe pasojave që i japin mëkatet është pengesë e fortë për njeriun që mos të bjerë në […]

Në të njëjtën kohë kur filloi Nata e Zjarreve apo ceremonia mbyllëse e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Prekaz të Skenderajt, edhe në Komunën e Prishtinës u ndezën flakadanët në shenjë nderimi për familjen Jashari dhe të rënët për lirinë e Kosovës, raporton Anadolu. Në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytetin Prishtinë, por edhe […]

Frika prej Allahut e ruan njeriun që të mos bjerë në haram. Si shembull do të përmendim rrëfimin e atyre tre vetave që hynë në shpellë dhe pas hyrjes së tyre ra një shkëmb i madh te hyrja e shpellës dhe e mbylli atë. Nuk kishin si të dilnin prej aty, u bllokuan brenda. Njëri […]

Në qytetin e Tetovës është mbajtur një akademi përkujtimore për 25-vjetorin e Masakrës së Prekazit, e njohur si “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, rënies së familjes Jashari gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998 , raporton Anadolu. Masakra e Prekazit është sulmi ku u vra Adem Jashari, një nga komandantët themelues të Ushtrisë […]


[There are no radio stations in the database]