BMW X5 i ri me paketë të re [foto]

Kompani gjermane për rregullimin e veturave, Hamann dhe Automobile DS & Auto kanë promovuar programin e tyre tuning për modelin BMW X5 M50d.

BMW X5 i ri tani është në dispozicion me një program të plotë tuning, i cili përfshin amortizatorët e modifikuar, set të ri të rrotave prej alumini, transmeton Koha.net, duke përfshirë rrotat Hamann Anniversary Evo Black Line me diametër prej 23-inç.

Gjithashtu në këtë program përfshihet edhe enterieri i modifikuar, duke filluar nga pedalet prej alumini, Alcantara, logoja “Hamann” në mbështetësin e kokës tek ulëset.

Në këtë program përfshihet edhe përforcimi i motorit, ku BMW X5 M50d tani posedon motorin me kapacitet prej 462 kuaj fuqi./KOHA