Bombardimet e Izraelit vrasin një familje të tërë në Gaza

Të gjithë anëtarët e një familjeje palestineze u vranë mbrëmë teksa avionët luftarakë izraelitë vazhduan bombardimet në pjesën veriore të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Familja Tanani e cila përbëhej nga babai, nëna shtatzënë dhe katër fëmijë, ishin në shtëpinë e tyre në qytetin Beit Hanoun kur ushtria izraelite bombardoi zonën pa asnjë paralajmërim.

38-vjeçari Ra’fat Tanani, gruaja e tij shtatzënë, 35-vjeçarja Rawiye, si dhe fëmijët e tyre Ismail (6 vjeç), Ameer (5 vjeç), Adham (4 vjeç) dhe Mohammad (3 vjeç), u vranë të gjithë.

Sipas Hatem, vëllai i Ra’fat Tananit, ai po fliste me vëllain e tij në kohën kur shtëpia e tij u bombardua.